Nga Gazetajava.com

Bota
CARL SAGAN, NJĖ JETĖ PĖR KOZMOS
Nga Avni Jashari, Spadafora
Mar 22, 2008, 22:43

Carl Sagan (1934-1996)
Carl Sagan (1934 – 1996) ishte astrofizicienti mė me famė dhe mė i njohur i shekullit XX. Sagan pėr shume vite punoi si profesor prane Universitetit Cornel (New York).

Sė bashku me Jordan B. Pollack dhe Goldstein, Sagan arriti tė zbuloje gjėra tė reja nė Mars, vetėm me anėn e radarit. Ndėr te tjera, u ba i pari i cili e determinoi temperaturėn e planetit Venera nė mbeshtjellėsin e saj.

Rreth viteve ‘50 fillon intenzivisht studimin dhe zbulimin e mundshem tė intelegjencave mbitokėsore, qe ai asnjehere nuk i mendoi ne formen e - UFOve. Ai thoshte se nje civilizim e kemi ketu, n’Toke, jeton me ne. Jane – balenat!

Nė vitet ‘60 kolaboron me NASA pėr misionin Marin, Voyager dhe Viking.

Dr.Carl Sagan thellohet ne zbulimin relativ tė origjinės jetėsore nė planetin Toka, si dhe evolucionin biologjik tė saj. Ka participuar aktivisht edhe nė lindjen e projektit SETI (Search Extra Terrestial Intelligence). Ishte edhe themeluesi i Planetary Society dhe drejtor i Laboratory for Planetary.

Sagan nuk ishte njė shkencetar fanatik, ai pėrkundrazi idete e shendosha shkencore i transmetoi nė tėrė botėn. Ishte autor i serialit dokumentar televiziv mė tė famshme nė atė kohė, i quajtur “Cosmos”( Kozmosi), i cili transmetohej edhe nė vendin tonė, i sinkronizuar nė gjuhėn serbo-kroate. Ishte autor i librave numeroze, ndėr tė cilat:

Intelligent Life in the Universe, Contact, The novel science, Cosmos, The Demon Hunted World, Billions and Billions. etj  Me librin The Dragons of Eden(1977), qė sqaron problemin e evolucionit tė intelegjencės njerėzore, fiton ēmimin Pulitzer. U ba laureat i shume ēmimeve, si dhe mori medaljen prestigjoze “Oersted” nga “American Association of  Physics.

 

Libri i fundit i tij i publikuar pak kohė para se tė vdiste “The Demon-Haunted World: Science as a Candle in the Dark”, mbėrthen nė vete njė ngjarje shpirtėrore nė  tė cilėn Sagan, transmeton disa besime tė kota dhe disa predigator si djajte moderne qė futin urrejtje dhe racizėm nė shoqėri.

Pas vdekjes sė tij (1996) publikohet edhe libri i radhės i tij “Billions and Billions”Miliarda e Miliarada”) ėshtė njė libėr qė nė shume raste rrok tema si: vlera dhe shkenca, problemin e ambientit, raportet ndėrmjet shkecės dhe religjonit.

 

Dr. Carl Sagan pa dyshim do te mbetet cdo herė njeriu i cili theu akullin e risive kozmike, ikona astronomike e universit tonė, me teori tė shumta qė akoma sot nuk kane shpjegim adekuat.

 

Patjetėr qė idea e Migjen Kelmendit pėr ngritjen e njė shtatoreje tė Carl Sagan’it nė Prishtinė mė ka pėlqyer dhe mu pėr kėtė arsye me shume pak rreshta formulova njė biografi tė shkurtėr tė kėtij kolosi tė Kozmosit. Nėse vėrtet do te ngrihej njė shtatore nė vendin tonė pėr kėtė njeri tė madh, do bėheshim tė parėt jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė Europe, sepse Sagan nuk ishte vetėm i Amerikės…

 

(Autori ėshtė Astronom i diplomuar n’Univesitetin “Galileo Galilei” nė Spadafora, Itali)



by Gazetajava.com