Nga Gazetajava.com

Bota
PSE KOSOVA NUK ASHT ‘ZEMRA E SERBISĖ’?
Nga Zlatoje Martinov
Apr 27, 2008, 14:23

Kemi qenė dėshmitarė gjatė muejve dhe vjetėve tė fundit tė ringjalljes sė miteve tė vjetra dhe krijimit tė atyne tė reja pėr Kosovėn. Ashtu si nė shekullin 19 dhe 20, prapė nė fillim tė shekullit 21 Kosova edhe njihere po ze vend kryesor nė fatin e shoqnisė serbe dhe secilit anėtar tė saj. Problemi asht se prodhimi konstant i kėtij miti dhe konsolidimi i tij nė mendjet e njerėzve, tash nuk pėrfshin ma vetėm nacionalistat si nė kohėn e Slobodan Milosevic, por gjithashtu edhe ata tė ashtuquejtun demokratė dhe vetėm nji numėr i vogėl i politikanėve dhe intelektualėve sot arrinė me i rezistue kėtyne miteve. Pėr dy shekuj ne kemi qenė skllavė tė mitit tė ‘renovimit tė perandorisė sė Dusanit’ dhe tė nji uniteti gjithėserb qė ka muejt me u mbėrri vetėm pėrmes pėrmbushjes sė ‘amanetit tė Kosovės’ dhe kemi sakrifiku nji pjesė tė mirė tė fatit tonė europian dhe zhvillimit civilizues drejt saj. 

Gjysma tjetėr e shekullit 19 u kalue nė konflikte pėr ta pėrcaktue drejtimin themelor tė anijes sė shtetit dhe kombit. Rryma qė mbisundoi ishte ajo qė kėrkonte qė Kosova me u ba ideali dhe kuptimi themelor i jetės sė secilit serb, ndėrsa ata qė mendonin ndryshe do baheshin targeti i shtypjes politike dhe i dhunės sė pakontrollueme nga masa e inatosun (ashtu si nė vitin 1887), ose ma s’miri pėrshkruhet si “spiuna kombėtarė” nga autorėt e gjyqit. Ēashtjet konkrete si jeta normale e individėve ose zhvillimi material i shoqnisė janė sakrifikue n’emėn tė mitit dhe tė pėrtejmė, metafizik dhe iracional. Idea e Shoqnisė Normale asht anashkalue nė favor t’idesė sė ’Shtetit tė Madh”. Kur mbas disfatės sė Turqisė nė Luftėn e Dytė Ballkanike nė vitin 1912, Kosova me shumicė popullate joserbe e gjeti veten mbas shumė shekujve edhe njihere pjesė e shtetit serb, nuk ia kishte vnu vėmendjen aq sa duhet mitit tė madh; Kosova ishte dhe mbeti zona ma e madhe joserbe e Serbisė dhe Shteti vazhdues i Serbėve, Kroatėve dhe Sllovenėve, p.sh. Jugosllavia dhe gjithashtu pjesa ma shpėrblyese e tune nė kuptimin material.

Shumė tentun, me praktikat ma tė mira Naziste, ta banin Kosovėn Serbe: pėr shembull, Vasa Čubrilovię, i cili nė ligjėratėn e tij tė famsme “Shėn Sava” tė vitit 1937 ofroi nji formulė se si me mbėrri deri te ‘zgjidhja finale’. Ishte e mjaftueshme ‘me nda mexhėn’ definitivisht dhe pėrgjithmonė ‘dhe me thy trekandėshin shqiptar’ – kėshillonte profesori dhe ish-anėtari i ‘Nova Bosnia’ – tue pasė paramilitarė, “pa dijeninė e qeverisė sonė, sulmoni dhe digjni katundet e tyne dhe shtini shqiptarėt me emigrue”.

Ai shtoi: “…kjo ka me shkaktue pak zhurmė, por nėse Stalini mundet sot me i lėvizė tė gjitha kombet nga nji skaj i Rusisė nė tjetrin, pse na nuk mundemi me iu ba njisoj shqiptarėve?”

Nuk ka asnji fjalė kėtu pėr zhvillimin material tė Kosovės, ‘zemrėn dhe shpirtin e ēdo Serbi’. Kjo zhveshte mitin e aurės triumfale tė saj, tue lanė mbrapa vetėm thelbin politik tė saj: pėrpjekjen pėr nji territor qė kishte me u ba krejtėsisht serb nė kuptimin etnik.

Ka mbetė njisoj deri sot. Nė periudhat kur propaganda e shtetit vdes, Kosova nė mendjen popullore asht gjithēka tjetėr pos ‘zemra dhe shpirti’ i Serbisė.

Luftat janė ba pėr kėtė territor, tue shkaktue vdjekjen dhe mizerinė e qytetarėve tė pafajshėm nga tė dyja anėt dhe nė vitin 1999 Kosovėn e humbėm pėrnjimend.

Sot, poashtu politikisht nė kuptim formal, qysh nga njohja e saj nga shumė shtete tė fuqishme; si dhe etnikisht, meqenėse janė dy milionė shqiptarė dhe 150 mijė serbė; mandej edhe kulturalisht, sepse modeli i ri nacional ka pozitė tjetėr atje. Ende miti me kokėfortėsi qėndron. Shumica e serbėve nė fakt nuk kanė kurrfarė lidhje emocionale me Kosovėn dhe shumica e tyne kurrė nuk kanė qenė nė Kosovė dhe lidhje tė tilla, nėse ka, mbeten tė huazueme posaqėrisht pėr promovimin e fuqishėm tė medias tė mitit tė ri tė formuem qė ‘amaneti kosovar’ mbetet me u pėrmbushė dhe qė ‘secili serb duhet me lidhė jetėn e tij me kėtė qėllim’. Gjithashtu, ēdo rezistim ndaj ‘kėtij qėllimi tė naltė’, jo vetėm qė asht i padobishėm, por gjithashtu konsiderohet si tradhėti. 

Ky asht shkaku pse sot, disa njerėz demokratė hezitojnė me deklarue publikisht se Kosova nuk ka shans me qenė zemra e Serbisė. Kosova pėrfundimisht nuk asht Serbia, por asht nji shtet i ri n’Europė. Qė politika e qeverisė serbe pėrbėhet nga dhuna provokative, ērregullim dhe konfuzion nė Kosovėn Veriore, me qėllim qė me i provoku shqiptarėt e Kosovės me iu pėrgjegjė dhunės serbe me mėnyrėn e saj ma tė fuqishme. Qė qeveria i shpenzon paret e taksapaguesve me shpresėn e ēmendun qė ‘Kosova ka me u ba prapė serbe’. Qė ajo ka me iu bashkue UE dhe mandej me bllokue hymjen n’UE pėr shkak tė ‘shtetit fals tė NATOs’. Sidoqoftė, qytetarėt e Serbisė, kushedi pėr sa kohė nė historinė moderne serbe tė dy shekujve tė fundit, janė poashtu peng tė nji miti, i cili mundet me u diskualifikue nga bashkimi i procesit tė europianizmit dhe modernizmit nė fillim tė shekullit 21, tė dėnuem me pritė nji tjetėr mundėsi, ndoshta nė shekullin e ardhshėm. Sigurisht, qė vampiri i mitit nuk ēohet edhe njihere.

 

 

Shumė tentun, me praktikat ma tė mira Naziste ta banin Kosovėn Serbe: pėr shembull, Vasa Čubrilovię, i cili nė ligjėratėn e tij tė famsme “Shėn Sava” tė vitit 1937 ofroi nji formulė se si me mbėrri deri te ‘zgjidhja finale’. Ishte e mjaftueshme ‘me nda mexhėn’ definitivisht dhe pėrgjithmonė ‘dhe me thy trekandėshin shqiptar’ – kėshillonte profesori dhe ish-anėtari i ‘Nova Bosnia’ – tue pasė paramilitarė, “pa dijeninė e qeverisė tonė, sulmoni dhe digjni katundet e tyne dhe shtini shqiptarėt me emigrue”. Ai shtoi: “…kjo ka me shkaktue pak zhurmė, por nėse Stalini mundet sot me i lėvizė tė gjitha kombet nga nji skaj i Rusisė nė tjetrin, pse na nuk mundemi me iu ba njisoj shqiptarėve?”

 

(Fragmente nga artikulli botue n’REPUBLIKA)

 



by Gazetajava.com