Nga Gazetajava.com

Eksploreri
HASHIM THAĒI DHE BATON HAXHIU BEJNE PAZAR ME PASURINE KOMBĖTARE TE KOSOVES?
Nga JAVA
May 12, 2008, 20:14

Pėrkundėr pėrpjekjeve personale tė botuesit tė gazetės, qė tė vė kontakt me kryeministrin Thaēi pėr t’i davaritur spekulimet qė kanė pėrfshi botėn e mediave tė Kosovės, se Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu tashmė i kanė hy realizimit tė projektit qė ka pėr qėllim dhurimin e frekuencave nacionale tė Kosovės dy projekteve televizive tė Shqipėrisė, kjo gjė u vėrtetua e pamundur.

 

Po ēfarė pėrmban nė vete ky spekulim qė ka tallazitur botėn e medias nė Kosovė.

Si gjithmonė, sa here bėhet fjalė pėr televizionet e Shqipėrisė dhe qeverinė e Kosovės, e pashmangshme nė kėto relata na paraqitet figura (kryesisht e tallur) edhe nė Tiranė edhe nė Prishtinė – Baton Haxhiu. I zgjedhur nga klane tė dyshimta e nė rrugė tė dyshimta tė qarqeve mediale tė Shqipėrisė, Baton Haxhiu sot ėshtė bėrė reprezentuesi i interesave tė dyshimta tė disa  qarqeve mediale qė kanė pėr ambicie abuzimin me pasurinė kombėtare tė Kosovės, nė rastin konkret – frekuencat televizive.

Spekulimi thotė se kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, ministri i ministrisė respektive Limaj, Baton Haxhiu dhe pronari i Top Channel Dritan Hoxha, tashmė e kanė ngrėnė “darkėn” e kėtij pazari, i cili i garanton ndihmėn e pakursyer tė Qeverisė Thaēi qė Top Channel tė sigurojė tė paktėn frekuencė lokale nė Prishtinė (sic!). Kjo duhet tė fillojė sė pari me hapjen e njė studioje tė vocėrr nė Prishtinė, sa pėr t’u instaluar. Dritan Hoxha, nga ana tjetėr, i ka trullu edhe kryeministrin edhe ministrin respektiv se do t’i investojė, si thotė spekulimi - 10 milionė euro n’Kosovė.

Kjo shumė parash duket e thėnė me aso lehtėsie me tė cilėn prindėt i mashtrojnė fėmijtė pėr dhurata, sepse kur Qeveria Berisha i kėrkoi po kėtij njeriu qė nė emėr tė taksave tė abuzuara t’i paguaj shtetit aprx.11 milionė euro, pronari Hoxha publikisht doli duke thėnė se kjo do e bankrotonte firmėn. Ku i ka kėto 10 milionė euro tė premtuara z.Hoxha, kėte me gjasė e di vetėm kryeministri Thaēi.

 

Frekuencat nacionale, si njė kafshatė mė e madhe, sipas tė njėjtit spekulim, kanė mbetur qė tė ndėrtohen mė me kopili e pėrgatitje mė tė gjata, brenda njė projekti qė si kulisė do ta kishte njė fantom kompani kosovare, ku pėrflitet se B.Haxhiu do e themelonte, po qė nė tė vėrtetė, prapa kėtij fantomi do fshiheshin dy emra – Aleksandėr Frangaj dhe Blendi Fevziu, si dy nga aksionerėt kryesorė tė Televizionit KLAN nga Tirana.

Baton Haxhiu qysh sot menaxhon njė pajisje pėr shtypje tė posterave gjigandė, qė ka pėr pronarė njerėz nga Shqipėria tė afėrt me Ilir Metėn dhe gruan e tij, por qė nė Kosovė janė regjistru si kompani e tij, tė cilat pasi kishin kryer punė nė zgjedhjet e fundit nė Shqipėri, u transferuan nė Kosovė qė tė jenė nė dispozicion tė kampanjės sė PDK dhe zotit Thaēi, si dhe tė Baton Haxhiut, i cili pos Thaēit, ia kishte fut mirė ēmimin edhe Behxhet Pacollit, duke ja marrė mbi 70  mijė euro pėr shtypje pllakatesh dhe pėr fushatėn.

 

 “Pastrimi i Terenit”

 

Ky penetrim dhe abuzim me eterin mbi  Kosovė, tė cilin e organizojnė dhe udhėheqin Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu, nuk do mbetej i vetmuar, thotė spekulimi. Krejt kjo “dallavare hashim-batoniane” si e kualifikuan, do pėrcillej me pėrgatitje tereni, ose si thuhet nė kėtė spekulim, me ‘pastrim tereni’. 

Po ēfarė nėnkupton “Pastrimi i Terenit”?

Strategjia e instalimit tė 2 televizioneve tė Shqipėrisė, do pėrcillej me atė pjesė tė kėsaj strategjia e cila ka pėr qėllim dobėsimin e tri televizioneve qė pėrdorin frekuencė nacionale RTK, KTV dhe RTV21, si dhe ndėrtimin e njė muri administrativ ndaj tė gjitha projekteve tjera kosovare qė do kishin pėr ambicie kėto frekuenca.

Kėshtu, sipas spekulimit, kjo detyrė e flliqtė dhe e padenjė pėr cilėndo qeveri, i ka ra hise Qeverisė Thaēi. Ky skenar do fillonte me destabilizimin finansiar dhe dobėsimin e ndikimit qė redaksia e lajmeve nė RTK ka nė publikun e Kosovės. Edhe pse sot pėr sot RTK ėshtė njė servis nė duart e Qeverisė Thaēi, ku ose ai personalisht ose dikush nga bashkėpunėtorėt mund tė telefonojė nė kėtė shtėpi dhe tė kėrkojė hapėsirė sa tė dojė, si thonė burimet brenda RTK, si nė “bashqe t’babės”. Njė takim i kryeministrit Thaēi me qytetarėt kėto ditė, qė ishte mendu vetėm pėr efekte mediale, u pėrcollė me paraqitjen “live” tė RTK nga kryeministria ku intervistoheshin qytetarėt nė hall qė kishin ardhur pėr ta taku kryemnistrin, dhe ku reporteri lavdonte gjestin e kryeministrit dhe i pyeste qytetarėt “kryeministri ėshtė i mirė apo jo(sic!)”. As televizioni i babės nuk ja kishte siguru kėsi komoditeti kėtij kryeministri. Atėherė, prej nga kjo ambicie qė RTK tė destabilizohet finansiarisht dhe tė dobėsohen “Lajmet” e orės 19:30? Si spjegojnė burimet brenda RTK, po kėshtu siē ka mundėsi qė Thaēi ta marrė nė telefon Agim Zatriqin, drejtorin e pėrgjithshėm tė RTK, tė njėjtėn mundėsi e ka dhe e gėzon edhe rivali i zotiti Thaēi, Ramush Haradinaj. Duke mos pasur kontroll tė plotė mbi kėtė medium, sepse po kėtė mundėsi e ka edhe rivali Ramush Haradinaj, Qeveria Thaēi kėrkon edhe nė mėnyra direkte – dobėsimin e ndikimit tė “Lajmeve” tė orės 19:30 qė ato kanė nė publikun e Kosovės dhe pėrgjithėsisht destabilizimin finansiar tė kėtij mediumi. (Kėto telefonata dhe ky flirt i liderave tė partive me njė menaxher tė njė servisi publik flasin vetė pėr vete, por kjo le tė mbetet pėr ndonjė eksplorim tjetėr tė “Javės”).

Ky skenar vazhdon mė tej me destabilizimin finansiar edhe tė dy projekteve tjera RTV21 dhe KTV, duke i zhvendosur nga hapėsirat qė i kanė shfrytėzuar deri sot. (Stafi i KTV tashmė ėshtė njoftuar se do shpėrngulen me zyre diku n’Ajvali, afėr Prishtinės, shumė shpejtė.) Edhe pse, mbetet njė e vėrtetė e madhe se kėto dy projekte kanė gėzuar privilegje tė papara nė Kosovė, duke u trajtuar jo si dy projekte tė rėndomta komerciale qė i nėnshtrohen konkurencės sė tregut, po si edhe dy Servise Publike tjera (pėr gjithė kėtė kohė, kėto dy projekte janė donatuar me nga 4 milionė dollarė secila dhe imagjinoni: deri sot nuk kanė pagu qirra nė Kosovė?!!!), prapėseprapė, zhvendosja e kėtyre dy projekteve nga hapėsirat e tyre do t’i destabilizonte pėr njė kohė dhe do t’i traumatizonte. Pėr sa kohė? Pėr njaq kohė sa do i nevojitej dy projekteve televizive nga Shqipėria qė tė infiltrohen dhe tė instalohen nė Kosovė.

 

 

 Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės

 

Ky spekulim, edhe pse mbetet nė domenin e spekulimit, ka njė bazė. Sepse si i tillė vjen pas njėrit nga turpet mė tė mėdha, qė mundet njė qeveri me ia leju vetes dhe me ia bė interesave dhe publikut tė vet (si u kualifikua nga media e Kosovės, shih “Koha Ditore” dhe komentet e Televizionit RROKUM nga Dita e Pavarėsisė sė Kosovės), ashtu si veproi Qeveria Thaēi pėr Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė. Si e dini, Qeveria Thaēi e ka mbajtur sekret edhe modelin e flamurit qė ėshtė zgjedhur, edhe vendin prej nga do nisej pėr t’u dėrgu nė parlamentin e Kosovės nė ceremoninė solemne, edhe orėn edhe gjithēka tjetėr qė lidhet pėr ato momente historike. I vetmi medium qė ishte njoftuar pėr kėto sekrete ka qenė njė medium i Shqipėrisė: Televizioni KLAN(sic!)

Pas kėtij ”turpi e kėsaj tradhtie”, si u kualifikua ky gjest flagrant e i pajustifikueshėm, kjo Qeveri ka qenė dashur tė bojkotohej me javė nga tė gjitha mediumet e Kosovės. Qeveria e Kosovės e cila nuk  ka respekt pėr mediumet e Kosovės, nuk e meriton tė mbulohet e transmetohet nga kėto mediume. Qeveria e Kosovės e cila ka pėr detyrė ta stimulojė, garantojė, zhvillojė dhe kultivojė Shtypin e Lirė tė Kosovės, flerton dhe “tradhton” me njė medium nga Shqipėria.

 

Sipas burimeve shumė tė afėrta me kryeministrin Thaēi dhe ministrinė respektive, arsyeja e kėtij flirti dhe ‘tradhtie’ pėr Ditėn e Pavarėsisė e kryeministrit Thaēi, si dhe kjo ambicie pėr t’i sjell televizionet e Shqipėrisė nė Kosovė, buron nga njė bindje e pjekur e zotit Thaēi, dhe jo vetėm e tij, se Televizionet  e Shqipėrisė disi janė shumė mė tė mira. Kanė gjuhė mė tė mirė,  po duken mė mirė, etj. Ose si e tha Baton Haxhiu, “televizionet e Shqipėrisė kanė kryer njė Revolucion Kulturor” (sic!)

Krejt ky percepcion provincial i njė qeverie provinciale gjen pak mbėshtetje kur ke parasysh vetėm raportin e fundit tė Freedom House, ku media e Shqipėrisė kualifikohet si mė sė paku e emancipuar e profesionale n’Ballkan. Ku e shohin avansimin e kėsaj medie kryeministri dhe qeveria e tij, kjo mbetet njė ēėshtje pėr t’u diskutuar.

Kjo qeveri ia ka lejua vetes komoditetin t’i gjykojė e kualifikojė mediat e Kosovės si primitive dhe tė pazhvilluara, dhe prandaj ka konkluduar se u dashka qė t’i sjellim nga jashtė. Po ta ndjekėsh vijėn e kėsaj logjike atėherė u dashka edhe ne si qytetarė qė tė sjellim njė qeveri mė tė pėrgjegjshme, mė pak provinciale, qė ka dinjitet e vetėrespekt, e jo t’i durojmė kėta qė tė trajnohen, eksperimentojnė e tregtojnė me interesat e qytetarėve tė Kosovės.

Nėse u dashka qė t’i sjellim mediat nga Shqipėria, atėhere le ta sjellim edhe njė qeveri ma tė mirė prej andej! Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės. Ide shumė e mirė, apo jo?

 

 

“Klanizimi” i hapėsirės mediale tė Kosovės

 

 

Jo aq shumė Top Channel sa Televizioni KLAN janė modele flagrante tė abuzimit tė interesit publik, dhe njė gazetarie e cila nė Serbinė e Milosevicit njihej si Gazetari Milanoviciane.

Po kush ėshtė ky Milanovic?

Milanovic ishte drejtori i Radio Televizionit tė Serbisė (RTS), emėruar nga Milosevic. Ishte model i njė gazetari i cili fund e majė kredon e tij e fuste nė funksion tė Milosevicit dhe interesave tė ngushta tė partisė sė tij SPS. Deri nė atė masė sa nė fund, pas bombardimeve tė NATOs dhe rėnies sė Milosevicit, kėtė gazetar njerėzit e Beogradit aq shumė e urrejnė sa e ndjekin rrugėve tė qytetit dhe e rrahin publikisht. Mė vonė, Milanovic edhe denohet me 10 vjet burg, ku gjindet edhe sot.

Nė Shqipėrinė berishiane dhe nanoiane, nuk ėshtė servisi publik ai qė e kryen kėtė punė tė flliqtė pėr qeverinė. Jo, nė Shqipėri vetimponohet njė tjetėr projekt medial qė quhet KLAN. KLAN qė nga dita e parė e tij, promovohet si projekt i cili ėshtė kryekreje nė funksion tė qeverive, cilado qė tė jetė ajo. Kujtojeni vetėm salto-mortalen e fundit tė kėtij mediumi i cili, i themeluar dhe lansuar nga Qeveria Nano, kapėrcen nė taborin e Qeverisė Berisha, dhe mund ta keni pak-a-shumė tė qartė profilin edhe profesional edhe kredon e themeluesve dhe reprezentėve tė kėtij mediumi.

Ky botėkuptim gazetarie dhe ky profil nuk ėshtė i ditur n’Kosovė. Nė Kosovė sidoqoftė, shitet mend duke i bėrė watchdog qeverive, e jo duke e futur hundėn n’prapanicėn e kryeministrave. Nė Kosovė dihen mirė gazetat dhe mediumet qė  e kanė ‘brown nose’ si thuhet, dhe pak e hiq njerėzit kanė respekt pėr to.

Duke pasur parasysh vetėm dy pikėpjekjet e fundit tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe ministrit Fatmir Limajt me kėtė medium (KLAN), ju e kuptoni se viktimat e para tė kėtij mediumi janė dhe sidomos kanė me qenė vetė kėta.

Nė emisionin e televizionit KLAN, ku ishin ftuar dy kryeministrat Berisha dhe Thaēi, ky i fundit tallej edhe nga analistat e ftuar nė studion nė Tiranė, edhe nga Haxhiu nė Prishtinė. Ai prezentim i zotiti Thaēi ishte njė tallje me te. E ai i shkreti, e mendonte kėte si favor dhe mundėsi pėr t’u parė(sic!)

Moment tjetėr qė mund tė kujtojmė ėshtė intervista e kėtyre ditėve e ministrit tė Telekomunikacionit Fatmir Limaj nė emisionin e Blendi Fevziut “Opinion Plus”. Nuk ėshtė e rastit qė ministri ftohet mu pas asaj “darke tė hangėrme tė frekuancave televizive” aq shumė tė spekuluar, qė me grua e me vlla t’ia bėjnė njė vizitė Televizionit KLAN. Fatkeqėsia e kėtyre personazheve ministrore kosovare nė pėrvojat e tyre me kėtė televizion (Klan) gjithmonė dalin tė disfavorshme pėr kėta vetė. Intervista e zotit Limaj n’Klan mbeti e humbur nėn efektin medial qė shkaktoi nė Prishtinė publikimi i fotos sė makinės zyrtare tė Ministrisė sė Telekomunikacionit qė e voziste i vėllai i ministrit Limaj gjatė atij qėndrimi nė Tiranė si mysafir i KLAN. Kush e solli foton nė “Kohėn Ditore”?

 

Le tė mbeten kėto dy momente televizive si momente reflektimi pėr Qeverinė Thaēi sa pėr tė nxjerrė pėrfundimin se kush mund tė jenė viktimat e para tė infiltrimit tė kėtyre mediumeve n’Kosovė dhe pėr “klanizimin” e hapėsirės mediale nė Kosovė.  

 

 

Po ku mund tė jetė interesi i Hashim Thaēit pėr ta bėrė kėtė shkelje flagrante tė interesit kombėtar tė Kosovės dhe pėr ta kryer “klanizimin” e hapėsirės mediale kosovare?

 

 

Me parallogari tė gabuara, Hashim Thaēi parasheh se me ardhjen e kėtyre mediumeve nė Kosovė ai do pėrforconte pozicionin e tij mediatik dhe tė qeverisė tij, dhe do amortizonte kanonadat e medias qė kanė nisur qysh tash ta akuzojnė pėr mungesė programi dhe vizioni pėr Kosovėn dhe pėr pėrpjekjet pėr tė instaluar njerėzit e tij nė postet kryesore nė Kosovė.  

Me ambicien pėr tė kontrolluar gjithēka, dhe me centralizim informate ashtu siē e ka bėrė nė Qeveri, duke e mbyllur ēdo informacion tek zėvendėsi i tij dhe duke mos emėruar portparol tė Qeverisė, Thaēi i percepton kėto mediume si aleate dhe mike tė tij, duke mos e parė elefantin nė dhomė se, kėto mediume vijnė jo pėr miqėsi e pėr tė sjellė para n’Kosovė, por -  pėr tė marrė para nga Kosova. Asnjė kompani mediale nuk hyn nė njė treg nga humanizmi e ambiciet pėr t’i iluminuar, andaj as media e Shqipėrisė nuk vjen nė Kosovė pėr t’i mėsuar kosovarzijtė ta flasin Gjuhėn Standarde, po pėr ta rritur fitimin.

Shembulli eklatant qė dėshmon kėtė logjikė tė kėtyre mediumeve ėshtė ēmimi shpėrblyes nė Top Fest 5 prej 10000 eurosh, qė sot televizionit Top Channel ia paguan njė kompani nga Prishtina. Ky zhvleftėsim dhe diskreditim i medias kosovare qė bėhet nga Qeveria Thaēi e bėnė biznisin kosovar qė tė investojė nė televizionet e Shqipėrisė, dhe kjo ėshtė e vetmja arsye e kėtij infiltrimi e kurrėfar miqėsie e ambicie iluministe. Me kėtė qėndrim tė Qeverisė Thaēi ndaj medias kosovare kjo qeveri nuk mund tė konsiderohet e Kosovės sepse bėn qė parat tė dalin nga Kosova e jo tė hyjnė nė Kosovė. Dhe, urgjentisht do duhej qė tė binte.

Duhet tė jesh shumė naiv tė besosh ne mediumet si KLAN, tė besosh besnikėrinė dhe miqėsinė e tyre. Pyteni Salėn e vitit 1995, dhe pyteni Nanon e vitit 2005 se a ka kuptim tė flasėsh pėr nocionet “miqėsi” e “besnikėri” kur flitet pėr KLAN ose Top Channel.

 

 

 

Historia e penetrimeve mediale shqiptaro-shqiptare

 

 

Le ta kujtojmė shkurt historinė e njėkėso ambicieje tė ngjajshme qė kishte dikur njė ekip i gazetės “Rilindja” dhe Televizionit tė Prishtinės, qė nė vitet 90ta u instaluan nė Tiranėn postkomuniste me ambicien se do e iluminojnė hapėsirėn mediale atje. Tirana i heshti, i talli dhe i margjinalizoi nė njė mėnyrė tė merituar. Njėsoj, media e shkruar e Tiranės si Shekulli, Korrieri, Klan, etj, u pėrfshi nga i njėjti kompleks iluminimi e inflitrimi duke ardhur nė Prishtinė, pas NATOs, por dėshtoi dhe pėsoi fijasko njėsoj sikur Rilindja e TVP nė Tiranė. Kjo histori e penetrimeve dhe ambicieve pėr tė iluminuar e pėrfituar nga hapėsirat reciproke ėshtė njė histori e dėshtimit dhe pėrpjekjes pėr tė pėrfituar nga njė hallakamė e pėshtjellim i pėrgjithshėm i kėsaj hapėsire mediale shqiptare, qė sot e kėsaj dite nuk ka kritere tė caktuara dhe tė sanksionuara ligjore qė do e regullonin kėtė hapėsirė si njė hapėsirė e veprimit tė lirė konkurent mediatik.

Sot, po guxoi ndonjė medium i Kosovės vetėm t’i shkonte mendja se lėre mė tė kėrkonte frekuenca televizive nacionale nė Shqipėri, do talleshin me te si me ma tė mbramin budall.

 

 

 

2 mėnyrat e qorrimit tė publikut

 

 

Por, ajo qė tė bėn me qesh nė Shqipėri – njė medium kosovar tė kėrkonte frekuenca nacionale – nuk ta vė buzėn nė gaz nė Prishtinė. Nė Prishtinė, njė medium i Shqipėrisė jo vetėm guxon, por edhe i premtohen frekuencat nacionale(sic!). Nėse ky spekulim pėr infiltrimin e dy televizioneve tė Shqipėrisė do na provohet vetėm pak i vėrtetė, interesi kombėtar i Kosovės do jetė para njė rreziku tė madh, dhe ky do jetė fillimi i fundit i Qeverisė Thaēi. Sepse, tevona, kėto frekuenca janė pasuri kombėtare e qytetarėve tė Kosovės dhe vetėm nė mėnyrė ligjore mund tė fitohen, e jo me darka hashim-batoniane.

Le ta marrim se ky spekulim ka baza pėr t’u besur i vėrtetė.

Pse kjo ēashtje do inicializonte fundin e Qeverisė Thaēi?

E para, vetėm ideja se njė kryeministėr flet dhe premton nėpėr darka pasuri kombėtare tė Kosovės demaskon deri n’fund se sa ky kryeministėr respekton qytetarin, pozitėn e vet dhe interesin kombėtar.

E dyta, tė flasėsh pėr pasurinė kombėtare tė Kosovės nėpėr darka dhe ta premtosh, kjo flet dhe zbulon njė natyrė tė fshehur dhe ambicie diktatoriale tė kryeministrit Thaēi, qė do e kompromitonte figurėn e tij publike pėrfundimisht.

E treta dhe mė e zeza, njė kėso darke dėshmon se sa kryeministri i kėtij vendi respektoka qytetarėt dhe intelegjencėn e tyre. Kjo demaskon gjithė mosrespektin qė kryeministri Thaēi e paskėrka pėr qytetarin e Kosovės. Sa shumė po e nėnēmoka.

 

Janė dy mėnyra pėr ta mbajtur njė vend nė terr: duke e terratisur dhe ndaluar ēdo medium; dhe duke e qorruar me dritė tė madhe qė jua lėshon nė sy.

Metodėn e parė e pėrdori Milosevici nė Kosovė.

Metodėn e dytė, nėse na provohet i vėrtetė ky spekulim, e po kemi shumė shpresė se do jetė vetėm njė prrallė me dy drenicakė, do qė ta pėrdorė Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu.

Me e qorrue Kosovėn me dritėn e televizioneve tė Shqipėrisė!



by Gazetajava.com