Nga Gazetajava.com

Editoriale
RTK dhe TOP SHOP – ollamaz!
Nga Migjen Kelmendi
May 12, 2008, 20:12

Po bahen 6 vjet qe kam dhanė dorėheqje nė RTK, me pėrgjegjėsinė qytetare pėr ta alarmue opinionin se krejt projekti pėr nji servis publik, qė asokohe u quejt Radio Televizioni i Kosovės – asht i nisun mbrapsht!

Sot, 6 vjet ma vonė, ēka pėrfitoi shoqnia kosovare nga kjo dhuratė europiane?

Nji drejtor tė korruptuem e tė diskredituem si menaxher, si qytetar, si profesionist, i cili ka me u mbajt mend me SMSat e tij dėrgue nė telefonat e Ramush Haradinajt ku ai ofrohet, pėrgojon, shtinė dhe sillet si nji ēikė e keqe shtise e klasės fillore tue folė pėr kolegė dhe njerėz publik (“…ky ta ka inati…ky ka folė kėshtu pėr ty…kur po na vjen nė RTK…”). Kėta SMSa tė Zatriqit ka njė kohė tė gjatė qė janė pjesė e muhabeteve tallėse e zhvleftėsuese pėr kėtė drejtor. Ka me u mbajt nė mend mahia e tij me vetveten: une u tutsha mos po mė vrasin, e kėta mė banė drejtor.

 

Andaj, nuk asht ēashtja a duhet a jo me pague kontributin qytetar prej 3.5 eurove pėr kėtė medium, por asht ēashtje sot e 6 vjet: a e pėrmbush misionin e vet ky medium si servis publik dhe a i shėrben interesave qytetare tė shoqnisė kosovare?

Ai kontribut qytetar prej 3.5 eurosh i dedikohet servisit publik nė mėnyrė qė ky servis t’i pėrmbushi nevojat e shtueme kulturore e edukuese tė publikut qė zakonisht televizionet komerciale i evitojnė, si debatet pėr ēashtje tė pėrbashkėta, artet ma pak tė popullarizueme, muzikat ma pak tė pėlqyeme se tallava, dokumentarėt ma pak tė shikuem se sporti nė TV, etj. Prandaj paguhet kontributi qytetar qė servisi publik, dmth RTK, tė mos ketė nevojė me u komercializue e me e pasė Top Shop dhe agjensinė Eurokoha partnerėt ma tė afėrt.

RTK dhe TOP SHOP – ollamaz, nuk shkojnė, si thotė kjo fjalė turke.

TOP SHOP dhe ato reklamat e saj pėr kozmodiska, pėr do depilatorė qė ta heqin “nji qime kėtu…e nji qime qatje”:), kompromitojnė drastikisht krejt misionin e kėtij televizioni publik. Top Shop dėshmon se Radio Televizioni i Kosovės ka dėshtue si servis publik. Dhe kjo asht ēashtja, e jo 3.5 euro.

Top Shop asht argumenti qė demaskon kėtė televizion publik si - publik. 

 

 

“ZYRA” E KRYEMINISTRIT THAĒI NĖ RTK

 

 

Ēka fitoi shoqnia kosovare nga RTK pėr kėto 6 vjet?

A mundemi me thanė se ky medium ishte servis i qytetarėve?

Edhe zogjtė e dijnė sot se RTK asht njė servis nė shėrbim tė Hashim Thaēit dhe tė Ramush Haradinajt e jo tė qytetarėve. Ky televizion nuk ishte survejuesi i Qeverisė po Servisi i Qeverisė. Kėta dy politikanė kanė mundėsi nė ēdo kohė tė marrin hapsinė nė kėtė medium si  nė “bashqe t’babės” si thonė punėtorėt e RTK.

Aq shumė asht kompromitue ky medium “i pavarur”, si shkruen nė slloganet e tij, me Hashim Thaēin dhe PDK sa kryeministri kur kishte vendosė me iu drejtue qytetarėve mbas 100 ditėve pune tė qeverisė, i kishte zhvendosė mobiljet e zyres sė vet nga kryeministria nė hapsinat e RTK, e kishin mizanskenue me njerėzit e RTK dhe Agim Zatriqin si regjisor i kėtij mashtrimi, “zyren e kryeministrit” nė RTK, pėr nji arsye: qė kryeministri me lexue nga prompteri i kamerės e tė mos duket se nuk mban mend fjalimin(sic!). A po doni ndonji argument ma tė madh se kujt i shėrben RTK sot.

Kryeministri i Kosovės e ka RTK si ndonji studio tė veten me tė cilėn e mashtron publikun kosovar dhe – vazhdon me tė kqyr nė sy, si thuhet.

Apo e paguen Hashim Thaēi RTK apo na qytetarėt e Kosovės?

 

 

Risku i Gjedhit!

 

 

Po njisoj si drejtori Zatriqi, sepse peshku kutėrbon nga kryet, janė kompromitue nji pjesė e madhe e punėtorėve tė kėtij mediumi, si ta nxamė redaktori pėrgjegjės Sylejman Shaqiri i cili publikisht deklaron se sot po ndihet mirė se askush nga zėdhėnėsit e ministrive ose tė kryeministrit Thaēi nuk e kishte thirrė me telefon pėr me i kėrkue ekip dhe hapsinė nė Lajmet e orės 19:30. E thotė kėte redaktori i RTK dhe vazhdon me jetu me bindjen se asht – redaktor!

Pėr fat, nė RTK ka edhe njerėz qė i japin kuptim profesionit edhe tė gazetarit edhe tė redaktorit edhe tė kamermanit edhe tė editorit edhe tė regjisorit. Nuk due me pėrgjithėsue kėtė kompromitim e fijasko profesionale e morale tė RTK, por vetėm sa me e nxitė nji debat nė shoqni se nuk asht ēashtja e 3.5 eurove, po e misionit publik e qytetar tė kėtij institucioni RTK.

Edhe ato pak gjana tė mira qė i ka RTK, si Familja Moderne, asht kompromitue me nji komercializėm qė e ka kaplue kėtė shtėpi publike sa e ka degjenerue idenė iniciale tė kėtij seriali. Sot asht shumė kredibile pyetja: a po bahen kėto seri sa me pasė mundėsi me e plasue “Riskun e Gjedhit”(ku e gjetėn kėte emėn, a dmth kjo - “gullash”?) apo ambicia me u ba pasqyre e nji familje kosovare ku reflektohet shoqnia jonė. Kjo pornografi e komercialzimit qė e ka kaplue kėtė shtėpi po them nuk asht ma ēashtje e shijes sė mirė, po e auditorėve.

Kjo ka kalue ēdo kufi. Dhe po shihet prej avioni se kjo s’asht ma vetėm komercializėm, po grabitje….”merr e ik se edhe ashtu s’o ka dihet ēka o ka bohet?!!!”

Po them, RTK s’asht ma ēashtje e shijes sė mirė, e 3.5 eurove,  po e nji debati shoqnor, dhe – auditorėve.



by Gazetajava.com