Nga Gazetajava.com
JEHONA E ARTIKULLIT Klanizimi i Kosovės Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu bėjnė pazar me pasurinė kombėtare tė Kosovės?
Nga Migjen Kelmendi
May 26, 2008, 14:42
E kishim marrė pėrsipėr dhe e kishim kalkulue rrezikun e botimit dhe shpalosjes sė nji spekulimi dhe presupozimeve tė tij nė kryeartikullin e numrit 239 tė gazetės JAVA me titull Klanizimi i Kosovės - Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu bėjnė pazar me pasurinė kombėtare tė Kosovės?
Burimet qė i kishim nė dispozicion si dhe biseda telefonike me ministrin Fatmir Limaj para botimit tė artikullit, ishin tė mjaftueshme sa me e marrė kėte rrezik, sepse menduem se botimi ose e ndriēon krejt, ose e mohon krejt kėte spekulim me krejt presupozimet qė pėrmbante.
Para botimit tė artikullit kishim provue edhe si redaksi edhe une personalisht me e kontaktue kryeministrin Thaēi, por nuk kishim gjegje.
Vendosėm me e botue, sepse interesi publik dhe interesi qytetar ishte aq i madh nė kėte spekulim sa, po them, e arsyetonte rrezikun.
Mbas botimit, si edhe kishim llogaritė, dy burime autentike, nė bisedė me mue e konfirmuen fije e pėr pe kėte spekulim si tė vėrtetė:
DESHMIA E PARE: Nji nga telefonatat e shumta qė kisha marr si kryeredaktor i Gazetės JAVA pėr guximin e demaskimit tė kėsaj dallavere hashim-batoniane, si kualifikohet nartikull, ishte edhe nji telefonatė e njanės nga pronaret e nji kompanie tė njoftun kosovare, e cila ma konfirmon edhe me telefon, edhe nė takimin qė kėrkova pėr me e analizue deri nė fund dėshminė, se ajo asht kontaktue nga reprezentė tė televizionit nga Tirana - Top Channel - dhe i asht ofrue me qenė fillimisht sponzorizuese, bashkė edhe me pesė kompani tjera kosovare, qė kishin me themelue diēka si Top Kosova dhe me konkurue ma vonė pėr frekuenca lokale, sepse Top Channel edhe nė Shqipni asht TV lokal.
DESHMIA E DYTE: Burimi tjetėr mė konfirmon prapė personalisht se persona emnat e tė cilėve dihen pėr redaksinė, tafėrt me AMPEK dhe USAID, janė kontaktue nga kryepersonazhi i kėsaj dallavere, Baton Haxhiu, i cili i ka ofrue me qenė nekipin qė ai pretendonte se po e formon pėr nji kompani mediale, e cila fillimisht kishte me qenė modeste, por ma vonė, si thotė burimi, atyne kishte me ju ndihmue TV KLAN nga Tirana, e sa i pėrket frekuencave nacionale, ato ia kishte garantue kryeministri Thaēi, citon burimi fjalėt e B. Haxhiut.
BISEDA ME MINISTRIN LIMAJ. Biseda telefonike qė kisha me ministrin Limaj, qė u zhvillue para botimit tartikullit, ishte bisedė mes miqsh, ku analizuem mundėsinė e vėrtetėsisė sė nji spekulimi tė kėtillė. Ministri Limaj mohonte nji pjesė tė presupozimeve tė spekulimit, por nuk e mohonte mundėsinė se nKosovė mund tė formohen kompani fantome mediale tė cilat mandej kishin me konkurue pėr frekuenca, edhe pse nuk u tha a janė premtue a jo frekuencat.
BISEDA ME KRYEMINISTRIN THAĒI. Nė bisedėn telefonike me kryeministrin Thaēi, e cila u zhvillue vetėm mbas botimit tartikullit, zoti Thaēi nuk i jepte shumė randėsi spekulimit sa nji fakti tjetėr: futjen nė tė njajtin thes me Baton Haxhiun! Ai ishte ofendue shumė qė artikulli e qet bashkė me B. Haxhiun, sidomos qė e tall si tė manipuluem nga B. Haxhiu. Qysh mboni me Batonin, pash Zotin?!!!, reagonte sa me humor aq edhe i ofenduem. Ai poashtu mohonte pjesė tė mėdha tė spekulimit, por nuk e mohonte se ka hangėr darkė me pronarin e Top Channel, Dritan Hoxha.
Kėto katėr burime mjaftojnė sa pėr me konfirmue dhe me justifikue guximin me botue dhe me shpalue nji spekulim deri nė fund, sepse nė fund, spekulimi u vėrtetue nė pikat kryesore tė tij i vėrtetė.
NJA 2 FJALĖ TĖ ZGATUNA PĖR SHKELZEN MALIQIN
Ndaj kėtij artikulli nuk reagoi publikisht as kryeministri e as Haxhiu si kryeprotagonistat e artikullit, as ministri Limaj qė pėrmendet nartikull, as pronarėt e Top Channel (pos qė e kishin angazhue Rudina Xhungan qė ti kėrkonte artikujt e botuem nga une), e as ata tė KLAN
askush, pos nji njeriu Shkelzen Maliqi (shih artikullinBeteja e re pėr hapėsirėn mediale, Express, 12 Maj 08). Kishte reague edhe Arian Ēani nemisionin e tij Zona e Lirė, por tue i tallė krejt protagonistat e artikullit pėr nja gjysėm ore:)
Meqenėse interesi publik nate spekulim tė vėrtetuem ishte shumė i madh, natyrisht qė tė drejtė reagimi kanė tė gjithė ata qė kishin ose me e mohue me argumente ose me e ndihmue ndriēimin dhe zbardhjen e tij. Kėshtu edhe vepruen dy burimet qė kontaktuen me mue, tė cytun nga interesi publik.
A ishte interesi publik ai qė e kishte ba Maliqin me reague? Artikulli i Maliqit a sjelli momente tė reja, a ndriēoi diēka, a kishte kundėrargumente? A kishte krye Maliqi ndonji hulumtim ma tė thellė sesa JAVA sa me mujt me iu kundrvue artikullit dhe presupozimeve tė spekulimit shpalue nga JAVA? A i kishte kontaktue bile kryeministrin e ministrin para se me reague?
ĒKA JU DESHT ME RREJT SHKELZEN MALIQIT
Me leximin e parė tartikullit dėshmohet se Maliqi jo se nuk cytet nga interesi publik, nga interesi qytetar e kombėtar, po nate relacion mes Interesit Qytetar qė nė kėte rast reprezenton JAVA, dhe atij Grupor e Klanor qė simbas spekulimit e kryenin Thaēi dhe Haxhiu, Maliqi pa asnji fije dyshimi, pa krye asnji pėrpjekje vėrtetimi a hulumtimi, i del nkrah dhe nė ndihmė Interesit Klanor. Po citoj: Mė shumė zhurmė bėjnė pronarėt e mediave xhuxhe, si p.sh. botuesi i Javės dhe redaktori i TV Rrokum, Migjen Kelmendi, i cili numrin e fundi tė gazetės e mbush me shkrime kundėr RTK-sė dhe spekulime ashiqare tė konstruktuara pėr komplotin e madh tė kryeministrit Thaēi me bosėt e mafive tė Shqipėrisė, qė, sipas tij, kanė pėr synim klanizimin e Kosovės (fund i citatit).
Ndaj tė gjitha pyetjeve qė ngriten nartikujt e Javės nr.239, po i risjelli vetėm disa:
- A e pėrmbush misionin e tij si servis publik RTK?
- Kujt i shėrben sot RTK?
- A e ka zhvendosė kryeministri Thaēi kabinetin e tij nRTK?
- Cilat janė raportet e drejtorit Zatriqi me kompaninė Eurokoha, Top-Shop, CMB dhe Jeta nKosovė?
- Sa janė tė bazueme presupozimet se Top Channel dhe Klan kanė ambicie me u instalue nKosovė dhe a ju ka premtue kryeministri Thaēi ndihmė pėr fitimin e frekuencave?
- A asht taku Thaēi me pronarėt e Klan dhe Top Channel?
- Etj. (shih JAVA Nr.239)
Ndaj tė gjitha kėtyne pyetjeve, Maliqi ka vetėm nji pėrgjegje dhe argument: Java ska tirazh (sic!). Asht gazetė xhuxhe! Imaxhinoni njeriun e rritun, bile plak, tue abuzue me fjalėn publike dhe tue e pėrdorė ate jo me zbulue, ndihmue dhe argumentue interesin publik, po tue e pėrdorė pėr me mjegullue, kualifikue dhe pėrēmue argumentet, pyetjet dhe kredon e atyne qė mundohen me e mbrojtė ate interes. Ndaj krejt ēashtjeve qė ngrisin artikujt e nr. 239 tė Gazetės JAVA, Maliqi ka si kundėrargument dhe gjegje vetėm tirazhin(sic)! Dhe kush flet pėr tirazhin? Punėtori i gazetės Express, e cila nė tana sondazhet e derisotme ka dalė si gazeta ditore me tirazhin ma tė vocėrr nKosovė!
Tirazhi si argument besoj mjafton sa me e pa e konstatue vetdemaskimin e Maliqit si abuzues, rrenc, njeri qė ma spari ska respekt pėr veten, e mandej pėr krejt dynjanė, se lene ma pėr fjalėn publike, lexuesin dhe opinionin. (Po muj me e mendue se si e paska pėrjetue Maliqi lajmin pėr shpėrblimin e parė ndėrkombėtar nė historinė e shtypit nė gjuhėn shqipe qė e ka fitue gazeta JAVA. Paj po get nja 10 vjet ymėr ja paska hangėr:) Kush janė Reporters Without Borders dhe ai shpėrblim Press Freedom Award? Me siguri sipas Maliqit xhuxha:)
Riinterpretimi i Migjen Kelmendit
Kisha vendosė ka diku 7 vjet nji embargo ndaj kėtij emni dhe njeriu, e para falė nji afėrsie tė dikurshme, dhe e dyta, aq shumė e aq keq u soll fati me kėte njeri, kryesisht pa meritė, por nė shumė pjesė edhe me meritė tė tij, sa kisha vendosė mos me ju gjegjė provokimeve dhe pėrēmimeve publike qė i bante Atitudės seme publike, dorėheqjes seme nga RTK, debateve qė kisha lansue, mediumeve qė kisha ndėrtue
gjithēkaje qė lidhet me mue dhe punėn teme publike. Nga ana tjetėr, ky njeri, prejse kisha dhanė dorėheqje nRTK, i ka rezervue vetvetes rolin komod tė nji arbitri, i cili gjithmonė i paftuem ndėrmjetėson mes Atitudės seme publike dhe Opinionit, kryesisht tue riinterpretue kėte Atitudė, tue e minimizue, pakue, pėrēmue, tall, tue e kualifikue si pa tirazh, donkishoteske, xhuxhe
dhe gjithmonė tue u gjend nkrah me ata qė kanė Numėr, tFortit, Qeverinė, Thaēin e Limajn, Mediat e Shqipėrisė, Pacollat
EkremLlukat
Klanat
TopChannelat
Goliatat. Pėr krejt kėte kohė, qė kisha evitue dhe hesht kėte emėn, Maliqi ofrohej si mercenar i fjalės publike, i cili asht gjithmonė i gatshėm me pėrdorė erudicionin kundėr kėsaj Atitude, me u prostituue publikisht naso pėrmasa sa kishte konsumue krejt durimin tem dhe edukatėn teme. Maliqi qė nė pleqni tė vet ka zbulue dashninė pėr Shqipninė, me gjasė e ka tė paditun nji shembul nga tradita shqiptare se nuk ka diēka ma tė turpshme dhe ma tė padinjitetshme se Plaku qė Rren. Pėr Plakun qė Rren ndėr shqiptarė humbet ēdo respekt, ēdo skrupull, ēdo abstenim.
U ēu Shkelzen Maliqi me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn prej Migjen Kelmendit e Gazetės JAVA
I paemnuem nartikull, i paftuem nga askush me dhanė mendim ose me i dal nmbrojtje, me nji mosnjohje flagrante tė situatės mediale shqiptare se jo vetėm kosovare, ai pėrdorė fjalėn publike dhe ofrohet me i dal nkrah Qeverisė dhe me e mbrojtė nga Individi, nga Qytetari dhe Pyetjet. Imagjinoni njeriun qė me vokacion asht filozof, qė prezentohet se reprezent i shoqnisė civile, si intelektual e qytetar, i cili nė relatėn Individi versus Shtetit, Qytetari versus Qeverisė, ai, filozofi, qytetari, intelektuali, del me i ndihmue Qeverisė me e pshtue nga pyetjet dhe argumentet e Qytetarit. Dhe sikur ta kishte ndonji kundėrargument, hallall, por ai krejt pyetjeve dhe argumenteve qė lansohen nė disa artikuj tė Javės nr.239, ka vetėm nji tirazhin. Imagjinoni kėte katandisje morale e profesionale tė njeriut qė prezentohet si Filozof e Intelektual. Dhe ajo qė i krijon atij justifikim moral pėr me u zezue kėshtu publikisht asht fakti se mediumet e Kelmendit kokan - xhuxhe. Dhe Kelmendi sasht ndonji pretendent serioz sa me ndikue nė kėto punė frekuencash e televizionesh. (Citat: Kelmendi sigurisht se nuk ėshtė ndonjė lojtar serioz nė betejėn pėr kontrollin e frekuencave dhe mediave qė do ndodhė sė shpejti
). Pėr te Qeveritė, tė Fortit, Pacollat
Llukat
TopChannelat e Klanat janė lojtarėt, njerėzit seriozė, me ndikim, qė vendosin. Goliatat janė protagonistat, e jo Xhuxhat, Davidat, riinterpreton mitin e famshėm Maliqi. Simbas riinterpretimit tė Maliqit, nuk e mposht Davidi (lexo xhuxhi) Goliatin, po e kundėrta. Nuk kanė dijtė hebrejtė me e kallxue kėte prrall me Davidin dhe Goliatin.
Nga ana tjetėr, Maliqi kurrė sarriti jo me ndėrtu qoftė edhe si xhuxh ndonji medium. E kujtoj pėrpjekjen e tij dhe tė Haxhiut qė diku nė vitin 2001 me e nis nji TV dhe jo vet, natyrisht, se tė dy kėta emna, nuk mund qėndrojnė vet nė kambė pa jau fut ndonji hu nprapanicė, po tuj u martue me nji Div, me nji Goliat si biznismeni Ekrem Lluka. Dhe
? Dhe nuk arrijnė as me ja nis, as me e prodhue 1 minut program, as edhe nji milimetėr medium, se lene ma me i pėrgjasue Javės ja Televizionit Rrokum. Maliqi e Haxhiu me pėrpjekjen e tyne qė pėrmes martesave me Goliata me ndėrtue medium janė shembull i pėrkryem dhe kundėrargumenti ma i mirė kundėr krejt asaj qė Maliqi thotė nartikull se pa Goliata si TopChannel, Lluka e Pacolla nuk ndėrtohen e nuk fitohen frekuencat. Maliqi ja fut vetvetes kambėn ngojė me shembullin dhe pėrpjekjen e vet, pa marr tjerė shembuj se sa i gabuem asht. Nuk ju mjaftoi dhe nuk ju ndihmoi Goliati Ekrem Lluka Maliqit e Haxhiut me krijue medium jo. Krejt ajo pėrpjekje vetėmsa i demaskoi pėrfundimisht tė dy si tė dėshtuem dhe tė pazotė. Andaj edhe tė gatshėm njashtu si janė sot, me qenė mercenarė dhe prostituta tė fjalės publike.
KOLONELI I PAFAT MALIQI
Kėte riinterpretim tė mitit pėr Davidin e Goliatin nuk mun e kuptoni pa e kuptue nji tė vėrtetė tė randė tė kėtij njeriu qė kurrė nuk mori ndonji ftesė pėr post publik, kurrė su respektue me ndonji ēmim kombėtar ja ndėrkombėtar as ai e as puna e tij, kurrė su ftue pėr kėshilltar a bashkėpunėtor, as pėr kurgja
. Maliqi asht nji kolonel qė pėr tana kėto vite askush si shkruejti e askush se ftoi, askush stregoi ndonji fije respekti
si nate novelėn e famshme tė Markesit. I thyem, si njeri, si individ, si burrė, si profesionist, ai ma nuk beson nakcion qytetar, nDavida dhe nuk e kupton i shkreti se nėse ka dėshtue Maliqi, ska dėshtue krejt dynjaja. Ai nuk e din se Goliati i tij qė e pėrmend nartikull, Behxhet Pacolli, nė tri raste mka ba mue dhe Televizionit xhuxh Rrokum nji ofertė shumė gjeneroze pėr me ja udhėheqė projektet mediale qė ka. Maliqi i zezuem qė o ēue me pshtue Thaēin prej Kelmendit, nuk e din se kryeministri Thaēi mka ftue nė dy raste me ju bashkue si kėshilltar, por nuk kam pranue. Maliqi e di mirė se une kam pas post publik si drejtor nRTK dhe kam dhanė dorėheqje nga parimet dhe pėrgjegjėsia qytetare, por krejt kėto ftesa e oportunitete qė ai i shkreti kurrė si pati e si pėrjetoi, une skam lejue qė ato tė kompromitojnė parimet, kredon profesionale dhe njerzore teme. Mirėpo, njeriu qė se ka kulturėn e JOs, sepse ska ēka mbron (pos Agim Zatriqin:), nuk i beson njeriut qė e ka kulturėn e JOs. Kėtu asht dallimi mes meje, Atitudės seme publike dhe Maliqit publik. Por nji njeri me mentalitet prostitute si Maliqi, i cili fjalėn publike nuk e kupton dhe nuk e beson si mjet akcioni qytetar, po si trampolinė qė kishte me i ndihmue me u vesh me pushtet, me u respektue ma nfund npleqninė e vet, dhe me u ba me tFortit, me Thaēin e Limajn, me ndrrue klasėn shoqnore tė njerėzve tė parespektuem, tė kolonelėve qė su shkruejnė, tė njerėzve qė kurrė sarritėn me ndėrtue diēka tė veten, natyrisht se nuk e beson se ka njerėz qė i thonė JO tFortve, Goliatave, qė mundohen me ndėrtue diēka, qė i thonė JO krejt asaj qė ky njeri e ka andrrue e gjakue gjithmonė. Kjo po shpresoj e demaskon dhe vėrteton se kush asht xhuxhi i njimendtė i jetės publike kosovare.
Maliqi nuk asht vetėm Humbės, por Huqės i Madh
Presupozimet e artikullit nuk i mohon nė tanėsi as ministri Limaj e as kryeministri Thaēi, qė tangohen randė nartikull, e ky, Maliqi, i paftuem, i paadresuem, ēohet e rren publikisht dhe ofrohet me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn prej Migjen Kelmendit e Gazetės JAVA.
E sa me e kuptue tanė trivialitetin e budallakinė e kėsaj oferte publike prej mercenari tė fjalės qė e ban Maliqi me artikullin e tij, duhet me u kthye nja 10 vjet mbrapa. E thashė, me Maliqin fati luejti keq dhe e theu, nė pjesėn ma tė madhe pa meritė, por edhe nė shumė pjesė me meritė tė tij.
Nė kohėn e paraqitjes sė UĒK dhe luftės, ka mbetė i i nxanun nė shiritat e ekipit tem televiziv nga ajo kohė, fjalia e tij fatkeqe, po e citoj:
nuk ka moment ma tė pavolitshėm nė histori se me e nis tash luftėn me Serbinė
Vetėm disa muej ma vonė se kjo fjali, Kosova pikėrisht falė luftės - fiton lirinė.
Kėtė fjalė tė Maliqit tė plotė keni me pas mundėsi me e ndjekė nė serialin dokumentar Si Lindi Shteti, qė asht prodhim i Televizioni Rrokum dhe ekipit tė Televizionit tė Prishtinės qė udhėhiqej meje, frik.
Kjo fjali e Maliqit ka mbetė nanalet e publicistikės analitike kosovare si nji - Huqje Monumentale. Maliqi asokohe nuk pushonte jo vetėm tue shkrue, por edhe tue organizue tryeza e tue alarmue se po u nis lufta me Serbinė kena me dal thumbun. Aq shumė sa filluen me u ndigjue edhe disa zana kėrcėnues ndaj tij, dhe une asokohe, i afėrt me te, vendosa me e shkrue nji letėr dhe me kanalet e ekipit tem televiziv me e nis nė shtabin e UĒK, ku mundohesha me spjegue se Maliqi po ja fut kot, po fillozofon (me ll), e ju e dini se kėta fillozofat sjanė gja tjetėr po qishtu ja fusin si kau pelės, por sasht i paguem Serbie edhe pse doket si Draza:) Nuk e di fatin e asaj letre, por njeriu qė e ka pas detyrė me e ēue letrėn nShtab asht gjallė dhe e dėshmon dorėzimin e saj. Po them, disa muej ma vonė se ajo fjali e famshme
nuk ka moment ma tė pavolitshėm nė histori se me e nis tash luftėn me Serbinė
, Kosova fiton lirinė. Fal luftės me Serbinė.
Tashti mundeni me e kuptue kėte theqafje e kėte prostituim eksplicit tė Maliqit, i cili pėrnjihere ofrohet me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn nga Migjen Kelmendi.
Ky njeri i zezuem, nuk e ka kuptue, por mprovokoi me i thanė kėsaj radhe se gjatė tanė kėsaj kohe ka qenė transcendue meje dhe vetėm keqardhja ndaj zezimit tė tij edhe profesional edhe moral edhe familjar, mka ba mos me shkrue e mos me ja ba tė ditun kėte pozicion superior temin ndaj tij nė relatat Thaēi-Limaj-Maliqi-Kelmendi.
Maliqi nuk e humbi vetėm luftėn. Maliqi e humbi edhe paqen, edhe Flamurin, edhe Identitetin, edhe Shtetin. Maliqi nuk asht vetėm Humbės i Madh. Maliqi asht edhe Huqės i Madh. Nga ma tė mėdhejt qė i kam njoftė deri sot. Koxha filozof duhesh me qenė e me e huq Luftėn, me e huq Paqen, me e huq Flamurin, Identitetin, Shtetin
Ka edhe shumė tjerė qė i kanė huq kėto momente, por ka edhe tjerė qė nuk i kanė huq, dhe kjo spjegon kėte nervozė dhe reagim tė Maliqit ndaj Atitudės seme publike. Se nė pasqyrėn e kėsaj Atitude, ky njeri e sheh paq si loti krejt katandinė e tij si Qytetar, si Intelektual, si Analist, si Profesionist, si Publicist
Andaj gjithmonė mundohet me e thy Pasqyrėn pėr me e pshtue Ftyrėn e vet.
Ani me ēka: me tirazhin si argument, me kualifikime si xhuxh, sepse Argumente ska.
SHQIPNIA E MADHE E SHKELZEN MALIQIT DHE ASTRIT SALIHUT!
Disa muej para 17 Frorit 2008, nė nji drekė shtrue nga kryeministri Ēeku, ku isha ftue edhe une e disa tjerė, Maliqi e Astrit Salihu pledonin ndamjen e Kosovės dhe krijimin e nji Shqipnie tė Madhe. Astrit Salihu si kanakari i Maliqit dhe si pomocnik Narodnog Heroja, ishte bile edhe entuziast e u rrėmbye njaq sa Maliqi, si Narodni Heroj, e zbuste Salihun tue i thanė jo Shqipni e Madhe, po Konfederatė. Disa muej ma vonė, nga ajo drekė shtrue e pague qeverie tė Kosovės, Kosova lindi si shtet qytetar, me flamur tė vet, me himn tė vet, me Kushtetutė tė vet, me identitet tė vet, me kufij tė vet dhe u njoh nga 40 shtetet ma tė zhvillueme nbotė si entitet i veēantė shtetnor, e jo pjesė e ndonji Shqipnie tė Madhe.
Prap ky njeri u gjet nanėn tjetėr prej meje, i humbun, i traumatizuem me vėrtetėsinė dhe fuqinė e realizimit tė parashimikimeve tė mia dhe Atitudės seme publike. Aq e fuqishme asht sot kjo Atitudė, sa nuk ka nevojė pėr kurrėfar fjale shtesė. Me e krahasue Atitudėn e cila nė detaje pledoi dhe propagoi kėte shoqni vlerash dhe kėte shtet qytetar njashtu si portretizohet nė pėrmbajtjen e Deklaratės pėr Pamvarėsi dhe nė Projekt-Kushtetutėn e Kosovės, plot 7 vjet, me Atitudėn e vonueme tė Maliqit prej nji nacionalisti qė pledon nė pleqni tė vet Shtete tė Mėdhaja etnike, i bjen si me e vra mizėn me ēekiq.
POR KUSH PO FLET PĖR SHQIPNINĖ: MALIQI?!
Imagjinoni njeriun si Maliqi, i cili se egziston nji splin, nji dashni iracionale pėr Shqipninė si koncept, si fjalė tjetėr pėr Atdheun, e kishte mėsue dhe lexue nga kangėt e mia (Gjurmėt) dhe nga librat e mi (Mungesa e Atdheut, Pej Shpije
), me pledue sot - Shqipninė e Madhe. Ky Huqės i Madh prap u gjend nanėn e gabueme tė historisė, edhe pse u mundue me tanė fuqinė e vet kėsaj here mos me huq. Edhe kėsaj here, si gjatė luftės kur u gjetėm rastėsisht UĒK dhe une nė njanėn anė, e Maliqi nanėn tjetėr, njisoj edhe sot, prap u gjetėm nė tė njajtėn anė une, mediumet e mia xhuxhe, Thaēi e Limaj me Kosovėn Qytetare bashkė, e Maliqi nanėn tjetėr me Shqipninė e Madhe dhe pomocnikun e Narodnog Heroja e Goliatat e tij tė Shqipnisė sė Madhe.
Kisha me e kuptue nėse Maliqi npleqni tė tij e ka zbulue dashninė pėr Shqipninė, Shqipninė si koncept, si fjalė tjetėr pėr Atdheun, por dashninė pėr Shqipninė e Madhe (!) kėte se kuptoj dhe dyshoj shumė, aq shumė sa mos tisha i bindun se asht i zezuem boll, kisha me ja demaskue edhe kete dashni tė vonueme.
E ndėrtova krejt kėte kontekst vetėm sa me e vue dhe me e pa nė krejt tragjikomiken e vet Shkelzen Maliqin qė o ēue me pshtue Thaēin e Limajn prej Kelmendit ME RRENA.
I shkruva kėto 2 fjalė tė zgatuna pėr Maliqin mbas nji embargoje prej 7 vjete, tue e njoftue edhe Maliqin edhe lexuesin e JAVĖS se nė numrat e ardhshėm tė gazetės tash e tutje kanė me pasė mundėsi me e lexue edhe (ri)interpretimin tem tė Maliqit, me nji fjalor tadaptuem pėr nji Plak Qė Rren, edhe shumėēka interesante qė lidhet me kėte figurė pėr keqardhje tė jetės publike kosovare.
Po shpresoj se Maliqi ka me jetue njaq gjatė sa me e mėsue versionin e njimendtė tė mitit pėr Davidin kundėr Goliatit.
by Gazetajava.com