Nga Gazetajava.com

Kolumne
FESTAT KOMBĖTARE TĖ KOSOVĖS
Nga Mentor Shala
May 26, 2008, 14:45

Mentor Shala
Kadale po sigurt po ‘meremetohet shpia e re’! Shteti brina s’ka.

Shteti i bjen me vete edhe elementet e veta qė e pėrfaqėsojnė – flamurin, stemėn dhe himnin. E bjen me vete kushtetutėn e vet. I bjen me vete datat ma tė rėndėsishme tė historisė sė vet. E kėto data bahen festa kombėtare. Me kėto festa qė nesėr e masnesėr do tė mburren gjeneratat e ardhshme. Sepse kanė pėr ēka me u mburrė.

Me nji fjalė, shteti e bjen me vete identitetin e ri!

Vendimi i fundit i Qeverisė pėr projektligjin pėr festat kombėtare tė Kosovės ma sė miri e dėshmon kėtė. Qeveria vendosi qė 17 Frori me qenė Dita e Pamvarėsiė dhe e Flamurit tė Kosovės. Gjithashtu, vendosi qė 28 Nandori, Dita e Pamvarėsisė sė Shqipnisė dhe e Flamurit,  me qenė datė e respektume, por jo festė kombėtare.

Vendim i pritun!

Ajo qė mė bani nervoz mas kėtij vendimi tė Qeverisė, ishin mediat e Shqipnisė. Ma konkretisht, televizioni ALSAT. Ishin shku e t’i kishin gjet nja dy vet n’qytet e i kishin pyet pėr kėtė vendim. Nuk muj me rrejt, e kishin gjet edhe nji tė tretin qė ishte pro vendimit tė Qeverisė. Po ai mbet nėn hijen e kėtyne dy tjerėve qė dominonin nė storie. Dhe tanė storien e ndėrtojnė mbi qėndrimet publike tė kėtyne dy vetave dhe vijnė n’pėrfundim se qytetarėt e Kosovės nuk e pranojnė kėtė vendim tė Qeverisė.

Tendencė e rrezikshme e nji mediumi shqiptar. Pikė ma s’pari, anketa me qytetarė nuk bahet vetem me tre vetė. E dyta, kur bahet anketa me qytetarė nė TV, gjithmonė duhet me thanė se qėndrimi i atyne qė i anketuem asht ky ose ky. E treta, n’anketė me qytetarė duhet me pas mosha tė ndryshme dhe mendime tė ndryshme, tė tana moshave. E kur anketa bahet me tre persona dhe dy prej tyne janė kundėr njė vendimi, dhe qė tė tre janė pleq, nuk ka si me u definu ndryshe krejt kjo pos si nji tendencė e rrezikshme pėr me acaru situatėn n’Kosovė.     

Kur po i ndigjoj disa kolegė tė mi kosovarė se janė skeptikė, po muj me i kuptu, sepse ende s’janė mėsu me idenė e shtetit. Ende po ju doket andėrr! 

Asht interesant qysh disa media tė Shqipnisė mbas Pamvarėsisė sė Kosovės kanė fillu me na kallxu se sa nacionalista janė. Aq nacionalista qė nganjihere t’bajnė me u ndie si “shpiun” e “tradhtar”. Po e shfrytėzoj rastin publikisht me i adresu kėto media:

A e kish ba festė kombėtare Shqipnija Ditėn e Pamvarėsisė dhe Flamurit tė Kosovės dhe a kishin pranu ata me u bashku me Kosovėn e me pas kryeqytet Prishtinėn e kryeministrin me pas nga Kosova?

Nuk po e paragjykoj pėrgjigjen, veē nuk kisha besu se kisha me marr pėrgjigje pozitive. 

 “Kufijtė e Kosovės nuk janė dhuratė politike e askujt. Ata janė shprehje e njė realiteti territorial, tashmė i njohur dhe i garantuar ndėrkombėtarisht. Shteti i pavarur dhe demokratik i Kosovės nuk ėshtė ndėrtuar mbi parimin etnik. Ėshtė shtet i ndėrtuar mbi idenė e demokracisė qytetare, qė njeh identitetet kulturore tė tė gjithė qytetarėve tė tij dhe i garanton me Kushtetutė. Nė themele tė kėtij shteti qėndrojnė vlerat e patriotizmit kushtetues” Kosova ėshtė shtėpia e tė gjithė qytetarėve tė saj, pa dallime etnike a religjioze. Nė Republikėn e Kosovės dallimet nuk do tė jenė kėrcėnim, por pasuri”.

Kjo asht pėrgjigja ma e mirė qė deri sot e kam ndigju. Kėtė e ka deklaru kryeministri Hashim Thaēi nė Gazetėn ‘Shqip’ tė Shqipnisė. Ndėrsa, pėr raportet e Kosovės me Shqipninė, nė kėte intervistė tė hatashme, thotė: ‘Bashkėpunimi rajonal ėshtė njė nga rrugėt e vendeve tona drejt strukturave euroatlantike’. Nuk don koment!

Vendimet dhe veprimet e deritashme institucionale, kallxojnė se kjo klasė politike asht plotėsisht koshiente pėr nevojėn e nji identiteti tė veēnatė shtetnor tė Republikės sė Kosovės. Kjo klasė politike po kallxon se na jemi tash Zot Shpije. Na i vendosim rregullat n’Shpinė tonė. Nuk mundet kojshia me na kallxu qysh me u sill n’Shpinė tonė. Personalisht po mė gėzon fakti se institucionet e Kosovės e kanė kuptu rrugėn e ardhmėnisė dhe e kanė zgjedh ate rrugė – rrugėn drejt Bashkimit Europian. Shikojeni Serbinė se ku po e ēon rruga nacionaliste.

“Shteti i pavarur dhe demokratik i Kosovės ėshtė rezultat i pėrpjekjeve tė gjata tė popullit tė saj pėr liri. Kjo ėshtė meritė e popullit tė Kosovės dhe e tė gjitha shteteve demokratike tė botės qė ndihmuan nė krijimin e shtetit tone”. Kėshtu thotė kryemnistri.

E une po jua baj Pėr Hajr - Ditėn e Pamarėsisė dhe tė Flamurit - 17 Frorin, tash edhe zyrtarisht!

E gėzofshim bashkė me festat tjera kombėtare tė Kosovės!

Shteti brina s’ka.



by Gazetajava.com