Nga Gazetajava.com
NE SHTETIN E RI ME FORCA TE REJA
Nga Petrit Musolli
Jun 9, 2008, 18:50
 |
| Sulejman Selimi |
JAVA: Zoti Gjeneral, a mund tė na thuani a kanė filluar pėrgatitjet pėr transformimin e TMK?
Gjeneral SYLEJMAN SELIMI: Kanė filluar pėrgatitjet, jo tash, por, nė njė kohė mė tė hershme. Ne kemi kryer disa detyra, tė cilat janė nė vazhdėn e transformimit dhe parapėrgatitjen e Forcės e Sigurisė sė Kosovės, FSK. Por, edhe jemi pėrgatitur pėr shuarjen e TMK-sė me dinjitet komplet. Ne kemi filluar me ligje dhe nė strukturėn e FSK, dhe me strukturėn e Ministrisė, bashkė me ekspertė tė NATO-s dhe ekspertė tė pjesėtarėve tė TMK-sė dhe ekipeve punuese. Ne kemi kryer njė punė bukur tė mirė nė pėrgatitjen e ligjeve. Ligji pėr FSK-nė, ligji pėr Ministrinė dhe ligji pėr shuarjen e TMK-sė. Ėshtė nė parapėrgatitje edhe ligji pėr pensionimin e parakohshėm tė pjesėtarėve tė TMK-sė. Po ashtu kemi punuar nė strukturėn e vend-lokacionit dhe si do tė duket njė strukturė e FSK-sė. Presim shumė shpejtė tė zgjedhet edhe Ministri pėr Ministrinė e Mbrojtjes dhe FSK-nė, dhe tė fillohet me punė qė nuk do tė jenė tė lehta. Do tė jetė njė proces i vėshtirė, por, sivjet duhet patjetėr tė kemi strukturėn e kompletuar tė FSK-sė dhe Ministrinė e Mbrojtjes. Vitin e ardhshėm FSK-ja duhet tė jetė e pėrgatitur me tė gjitha kapacitetet.
JAVA: Ēdo transformim ka edhe sfidat e veta, cilat janė sfidat qė e presin transformimin e TMK-sė nė Forcė Speciale tė Kosovės?
Gjeneral SYLEJMAN SELIMI: Sfidė ėshtė se tė gjithė pjesėtarėt e TMK-sė nuk do tė mund tė kalojnė nė Forca tė Sigurisė. Kjo do tė jetė sfida mė e madhe dhe jemi duke u pėrballur me tė. Ėshtė edhe njė proces, i cili duhet tė kalohet - e ky ėshtė procesi i gjatė i krijimit tė njė force, e cila do tė jetė nė kuadėr tė NATO-s. E cila kėrkon profesionalizėm. Kjo do tė jetė sfida tjetėr. Sfida e parė ėshtė qė tė gjithė pjesėtarėt e TMK-sė nuk do tė mund tė kalojnė nė Forcėn e Sigurisė, dhe si do tė trajtohen kėta pjesėtarė. Ne jemi duke bėrė ēka ėshtė e mundur qė kėta pjesėtarė tė trajtohen sa mė mirė dhe nė mėnyrė sa mė ligjore. Pėr kėtė arsye ėshtė i domosdoshėm Ligji pėr Pensionimin e Parakohshėm.
JAVA: E pėrmendėt mė herėt pėrcaktimin e lokacioneve, a do tė trashėgoni bazat ushtarake, tė cilat i ka tė trashėguar TMK-ja?
SYLEJMAN SELIMI: Shumicėn i ka trashėguar TMK-ja. Ne kemi investuar nė vendqėndrimet ku i kemi lokacionet anė e kėnd Kosovės. Nuk do tė jetė ai numėr total, sepse, ne e dimė qė Forca e Sigurisė do tė ketė 2.500 pjesėtarė aktivė dhe 800 rezervė, tė paktėn fillimisht, derisa tė ketė nevojė Kosova tė ngrisė kapacitetet. Me 2.500 pjesėtarė dhe kėtė infrastrukturė qė kemi, nuk duhet tė shkojmė qė vetėm tė ruhen objektet. Me ekspertė tė NATO-s dhe tė gjithė ne e kemi zvogėluar kėtė numėr dhe kemi paraparė sa ėshtė e domosdoshme pėr Focėn e Sigurisė tė ketė lokacione. Fillimisht kemi paraparė shtatė vendqėndrime nėpėr territorin e Kosovės. Jo komanda, por vendqėndrime - dhe do tė ketė minilokacione qė do tė shėrbejnė pėr Forcėn e Sigurisė. Por, nuk do tė jenė tė gjitha ato qė sot ne i posedojmė.
JAVA: Ēfarė do tė jenė kompetencat e Forcės sė Re tė Kosovės nė raport me KFOR-in kur e dimė qė KFOR-i do tė vazhdojė mandatin sipas rezolutės 1244?
SYLEJMAN SELIMI: Institucionet e Kosovės dhe qytetarėt e saj e kanė shprehur dėshirėn qė KFOR-i tė jetė nė Kosovė edhe njė kohė mė tė gjatė - dhe ėshtė e domosdoshme qė KFOR-i tė jetė nė Kosovė. Sa i pėrket Forcės sė Sigurisė, fillimisht duhet tė pėrgatitet tė marrė kompetencat ose tė kryejė detyrat qė i ka nė bazė tė ligjit. Por, qė tė jetė funksionale kjo force, duhet tė parapėrgatitet. E thash edhe mė herėt, duhet tė kryhen trajnime tė ndryshme, tė caktohen njerėz profesional dhe tė fillohet qė kjo forcė tė jetė operacionale. Derisa tė jetė operacionale, merr njė kohė nga 3 deri nė 5 vjet. Duhet tė jemi real - qė mungojnė mjetet dhe shumė ekspertė duhet tė trajnohen qė tė dijnė tė demonstrojnė kėto paisje dhe tė komandojnė me ekipet dhe njėsitet qė do tė jenė prezente. Duhen trajnime afatgjata, pėr njerėz tė ndryshėm, edhe jashtė vendit, pėr arsye se Forca e Sigurisė do tė jetė partnere e NATO-s. Dhe, qėllimi dhe synimi ėshtė tė jetė sa mė profesionale dhe tė jetė nė koordinim tė plotė me NATO-n. Mendoj qė gradualisht nė njė periudhė, ndoshta mė tė shpejtė, njė pjesė e kapaciteteve tė saj, do tė jenė tė gatshme dhe sa tė jetė e gatshme kjo forcė edhe KFOR-i do tė zvogėlojė njėsitet e veta dhe gradualisht do tė merr pėrgjegjėsitė Forca e Sigurisė. Nėse nė tė ardhmen kėrkohet qė shumica e pjesėtarėve tė KFOR-it tė largohen nga Kosova, atėherė Kosova e ka pėrgjegjėsi tė krijojė stabilitet dhe siguri. Me kėtė edhe tė rrisė kapacitete e saj tė sigurisė dhe jo vetėm pėrmes FSK-sė, por, nė tė ardhmen, ndoshta edhe me njė Ushtri tė rregullt tė Kosovės. Varet si e parashikon Qeveria e Kosovės.
Forca e re e Kosovės me simbole shtetėrore e jo kombėtare
JAVA: Kosova ėshtė shtet tash. Ka simbolet dhe stemėn e vet. Ju e dini qė TMK-ja ka bartė simbole qė kanė identifikuar, nė njėfarė forme, etninė shqiptare. Forca e Sigurisė a do tė mbajė stemat qė identifikojnė kombin shqiptar apo simbolet e reja tė shtetit?
SYLEJMAN SELIMI: TMK-ja do tė shuhet. Tash do tė flasim pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės. FSK-ja do tė ketė simbolet shtetėrore tė Kosovės. Ne jemi shtet i ri dhe ne i kemi pranuar ato simbole. Ato simbole do tė ekzistojnė edhe nė Forcėn e Sigurisė. Do tė jetė flamuri, por do tė jetė edhe shenja identifikuese e Forcės sė Sigurisė dhe njėsitėve tė kėsaj force. Ne kemi dhėnė disa propozime dhe ide bashkė me ekspertė tė NATO-s dhe janė tė aplikueshme edhe pėr NATO-n. Nė tė ardhmen, varet, por, simbolet shtetėrore do tė vendosen nė uniformat e Forcės sė Sigurisė.
JAVA: Kosova ėshtė shtet i tanė qytetarėve tė Kosovės. Aa do tė ndihmojė ky ndryshim edhe te simbolet e FSK-sė qė tė krijojė besim tek komuniteti serb?
SYLEJMAN SELIMI: Sa e ndihmon, varet prej disponimit politik tė vetė qytetarėve serbė. Ne kemi pasur dhe vazhdojmė tė kemi nė strukturėn tonė pjesėtarė tė komunitetit serb, edhe pse i kemi pasur kėto simbole, tė cilat nuk i kanė penguar. Por, ata i kanė penguar politika dhe qėndrimi i Beogradit ndaj Kosovės. Ēfarėdo simbolesh tė ketė, derisa tė mos ndėrrohet kjo qasje, pėr mendimin tim, do tė kemi tė njėjtat probleme. Por, ėshtė njė lehtėsim edhe pėr ta dhe pėr secilin qytetar, qė tė mėsohet me identitetin e ri dhe tė mėsohet me realitetin qė ėshtė nė Kosovė. Po flas edhe pėr minoritetet tjera. Ata duhet tė pajtohen njėjtė si shumica.
Kemi krijuar njė identitet tė ri dhe ky identitet i ri duhet tė pėrfaqėsohet me njė simbol tė ri
JAVA: Qeveria e ka hjek flamurin e shqiptarėve prej ndėrtesės, si do ta pėrjetoni ju kur do ti hiqni kėta flamuj nga kazermat e juaja?
SYLEJMAN SELIMI: Do tė mėsohemi tė mbajmė dhe tė respektojmė simbolet shtetėrore. Por, duke mos harruar kurrė simbolin kombėtar, sepse ėshtė diēka qė me breza tė tėrė kanė dhėnė jetėra pėr flamurin kombėtar dhe nuk harrohet dhe nuk mundet askush tė na imponojė ta harrojmė flamurin kombėtar. Ėshtė diēka tjetėr qė ne kemi krijuar njė identitet tė ri dhe ky identitet i ri duhet tė pėrfaqėsohet me njė simbol tė ri. Kjo ėshtė e definuar, ėshtė flamuri i Kosovės dhe do tė respektohet nga institucionet dhe Forca e Sigurisė. Por, Dita e Flamurit ėshtė njė ditė e shenjtė qė nuk mundet askush ta mohojė dhe ėshtė gabim ai qė mundohet ta mohojė kėtė ditė.
JAVA: Pasi i pėrmendet festat. Si e shihni Ligjin pėr Festat Shtetėrore? Sipas jush, a do tė ishte mė e logjikshme qė tė hiqen festat kombėtare apo tė futen 21 festa etnike?
 |
| TMK |
SYLEJMAN SELIMI: Kėto janė ēėshtje politike dhe mua nuk mė pėrket ti komentoj, pasi qė nuk jam pjesė e Kuvendit dhe e politikės. Mirėpo, si qytetar, mendoj se ndoshta, kanė mundur ti reduktojnė apo ti organizojnė mė mirė kėto festa, megjithėse festat janė shtetėrore dhe tė miratuara nga Kuvendi. Kuvendi pėrfaqėson vullnetin e qytetarit dhe duhet tė respektohet.
JAVA: Himni do tė jetė pa tekst dhe pėrmbajtje kombėtare. Cili ėshtė komenti juaj, a e keni paramenduar tė qėndroni gatitur para atij himni?
SYLEJMAN SELIMI: Unė ende nuk kam dėgjuar himnin dhe nuk e di se ēfarė do tė jetė. Unė e thashė, ne jemi duke krijuar njė identitet tė ri. Fillimisht ėshtė e rėndė pėr secilin qytetar, por duhet tė mėsohemi qė tė krijojmė edhe shtetin tonė, qė ta respektojmė shtetin tonė dhe tė gjitha ato qė i pėrkasin - duke u nisur nga flamuri, simbolet, himni
duhet tė dėshmojmė se jemi njė shtet dhe mund tė jemi tė bararbartė me tė gjitha shtetet tjera. Sidoqoftė, secili shtet e ka historinė e vet, tė cilėn nuk mund tia mohoj askush.
FSK do tė jetė njė forcė profesionale, e cila nuk do tė merret me tė kaluarėn
JAVA: Me siguri se edhe bazat e FSK-sė nuk do tė jenė mė tė emėruara sipas heronjėve shqiptarė, siē kanė qenė bazat e TMK-sė?
SYLEJMAN SELIMI: Ėshtė njė fazė e tranzicionit, ėshtė njė fazė e vėshtirė. Por, ėshtė njė fazė ku do tė shkėputet - nuk do tė ketė lidhshmėri mes UĒK-sė, TMK-sė dhe FSK-sė - kėtu duhet tė jemi tė qartė. FSKja do tė jetė njė forcė profesionale, e cila nuk do tė merret me tė kaluarėn. Por, me zhvillimin dhe tė tashmen. Nė kėtė aspekt, nuk do tė merret me data historike, ditė tė rėndėsisė sė veēantė dhe nuk do tė merret me emra. Por, asnjėherė kėto nuk do tė harrohen. Kėto do tė definohen me ligj. Me ligjin, i cili nuk ėshtė pjesė e imja, por e politikės. Pėr datat e tė rėnėve do tė merren mė shumė shoqatat e tė rėnėve, shoqatat e invalidėve tė luftės, shoqatat e veteranėve dhe familjarėve tė dėshmorėve. Dhe, unė besoj qė nė kuadėr tė gjithė kėsaj, duhet tė pėrcaktohet njė kalendar i ditėve kur duhet tė festohet. Por, FSK-ja nuk do tė merret me kėto data historike, por do tė merret me vetėveten dhe profesionalizmin e saj. Do tė merret kryesisht me konceptin e NATO-s si do tė jetė mė operacionale dhe si do tė jetė mė shumė e integruar drejt strukturave tė NATO-s.
JAVA: A mund tė na tregoni se si do tė emėrohen bazat e FSK?
SYLEJMAN SELIMI: Bazat e FSK-sė fillimisht do tė emėrohen nė bazė tė Njėsive qė do tė vendosen. Nėse do tė jetė psh Komanda e Reagimit tė Shpejtė do tė emėrohet Komanda e Reagimit tė Shpejtė.
JAVA: Por si mendoni se do ta pėrjetojnė kėtė tanė ata luftėtarė tė UĒK-sė, kur Forca Sigurisė e Kosovės nuk do ta ketė njė komandė me emrin e Adem Jasharit?
SYLEJMAN SELIMI: Ne jemi duke krijuar njė identitet tė ri dhe jemi duke u ballafaquar me shumė ndryshime, jo vetėm me emrat, por, po ashtu edhe ndryshimin e simboleve, pastaj edhe duke anashkaluar historinė - gjė qė ēdo ndryshim do tė jetė i vėshtirė dhe do tė jetė pak i rėndė. Por, ėshtė njė realitet i ri.
JAVA: Ėshtė mė e natyrshme qė qytetarėt tė kenė besim mė tepėr tek efikasiteti i njė force tė sigurisė sesa tek simbolet apo e kaluara?
SYLEJMAN SELIMI: Asnjėherė nuk do tė harrojmė tė kaluarėn. Nėse e harrojmė tė kaluarėn, atėherė ajo do tė pėrsėritet. Por, ne do tė pėrqėndrohemi nė profesionalizėm. Kjo ėshtė mė me rėndėsi. Me profesionalizėm, me disciplinė dhe kėtė strukturė, e kemi shansin ta pėrgatisim mirė kėtė forcė tė re, pėr arsye se i kemi ekspertėt mė tė mirė tė mundshėm tė NATO-s nė Kosovė, ku mund tė kryejmė trajnime tė pėrbashkėta. Dhe, kjo forcė mund tė ngritet si njė forcė me kapacitetin mė tė mirė nė rajon. Kjo ėshtė njė shans qė nuk duhet ta hupim dhe ne duhet qė sa mė shumė tė inkuadrohemi nė tė. Tė jetė sa mė shumė profesionale dhe tė kemi njė bashkėpunim sa mė tė mire. Synimi ėshtė qė Kosova tė jetė drejt Bashkimit Europiani dhe tė jetė e integruar nė NATO. Kjo bėhet vetėm pėrmes njė strukture tė mirė profesionale dhe njė bashkėpunimi tė mirė me NATO-n.
by Gazetajava.com