Nga Gazetajava.com
E KEMI HIMNIN MA TĖ MIRĖ NBOTĖ
Nga Mentor Shala
Jun 9, 2008, 18:48
Kanė mbet edhe pak dhe kemi me pas rastin me e ndigju edhe propozim-himnin e Kosovės. Une pata rastin me e ndigju nji ditė pasi asht ishte pėrzgjedhė si favorit nga komisioni. Nė fakt, i kam ndigju tė tri propozimet e pėrzgjedhuna, por edhe kėte qė konsiderohej ma favoriti.
Besomni, aq mirė e kam ndi veten dhe aq shumė memocionoi saqė, derisa e ndigjoja, pėr pak sa su ēova nkambė e me qindru gatitu derisa tė pėrfundonte. Mbrenda atij nji minuti sa e kishte gjatėsinė propozim-himni favorit, kam mujt me i paramenu shumė situata. E shihja reprezentacionin futbollistik tė Kosovės tė rreshtuem, tue ndejt gaditu derisa po luhej himni i Kosovės nė far gara tė randėsishme botnore. E shihja far Luan Krasniqi tardhshėm para ndonji meēi pėr titull kampioni bote nboks, por tash tuj ndejt gaditu para flamurit tė Kosovės, derisa po ngritej nė tingujt e melodisė mahnitėse tė himnit tė Kosovės, e jo para flamurit gjerman ose tė ndonji vendi tjetėr. E shihja Forcen e Sigurisė sė Kosovės tuj ndejt gaditu gjatė ngritjes sė flamurit dhe nėn interpretimin e himinit tė Kosovės nė ndonjanin nga misionet ndėrkombėtare paqėsore ushtarake nė botė. Dhe, ēka nuk mshkoi nėpėr mend mbrenda nji minuti sa e ndigjova melodinė favorite pėr himnin e Kosovės!
Derisa e ndigjova himnin mu rrit krenaria
tash kemi shtet mendova, kushtetutė, flamur, stemė dhe himn. E kam nji bindje tplotė se, edhepse pa tekst, himni i Kosovės ka me i ba qytetarėt e saj me u ēu nkambė nė ditėn e parė qė kanė me e ndigjue. Ashtu qysh e pranun flamurin, stemėn, kushtetutėn dhe elementet tjera tė shtetit, edhe ma mirė kanė me e pranu edhe himnin e shtetit tė tyne. Sepse, pėrnime ish himn qė po tbajke me u ēu e me ndejt gatitu e me shpreh respektin. E pėrgėzoj edhe atė djalin e Lupēit qė e kish komponu edhe komisionin qė kish dijtė me e pėrzgjedh atė propozim-himn aq reprezentues, qė nuk kish qysh mos me tpėlqy.
Si qytetar i Kosovės i falėnderoj shumė edhe kompozitorin edhe komisionin qė kishin ditė me na gjetė ate melodi shumė moderne dhe shumė frymėzuese.
Me nji fjalė, ishte ma i mirė se tana himnet e shteteve tbotės!
Bile pėr mu!
Besoj se tash deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nuk kanė me i gjetė qikarma qysh veprun me Festat Kombėtare tė Kosovės. Tuj u munu me u ba patriota, e tuj u tutė se u ndrrun e u banė tjerė, sepse nuk e kishin shti Ditėn e Pavarėsisė dhe ate tė Flamurit tė Shqipnisė nė listėn e kėtyne festave tė shtetit tonė, shkun e ti shtinėn edhe nja 10 festa tjera. Mirėpo, sa pėr ta dėshmu krejt kotėsinė e kėsaj pėrpjekje, prapseprap kėta patriota nuk e fituen as e kthyen ate qė deshtėn. Me 28 Nandor Kosova ka me e festu njifar Dite tShqiptarėve! Jo ditėn e flamurit kombėtar tShqipnisė!
DITA E SHQIPTARĖVE!
Nuk e di a ka me e festu edhe Shqipnia e Maqedonia kėte ditė, sepse edhe atje ka shqiptarė! Aq mirė e banė pazarin, sa pėr nji ditė e shtun edhe Ditėn e Turqėve, Ditėn e Boshnjakėve, Ditėn e Goranėve, Ditėn e Romėve, Ditėn e Ashkalinjve. Ishin mundu me shti edhe Ditėn e Serbėve, por ata se kishin hangėr aq lehtė. Ata tash po i lypin tri festa me i shti si zyrtare nė Kosovė. Po flitet se kanė me shti festėn e Vidovdanit, besa sasht ēudi me lyp me shti edhe Ditėn e Shtetit Serb, a Ditėn e Flamurit tė Serbisė, apo jo?!
Qe ēka u kanė mundėsu vet deputetėt patriota e nacionalista tė Kuvendit tė Kosovės. Ate ditė kur ligji u miratu nė parim pa ndryshime, nji deputet serb ju tha qartė: Nėse ligji nuk pėson ndryshime dhe mbesin 11 festa kombėtare, edhe na pajtohemi, nėse futni ndonji festė tjetėr, atėhere edhe na i shqyrtojmė qėndrimet tona. Edhe kėshtu u ba!
Tash Kosova i ka 25-26 ditė festa kombėtare!
Ky ishte pazari i atyne qė mendun se u ndrruem e u bamė tjerė; i atyne qė ende sjanė tuj e dijtė ēka don me thanė shtet; ende sjanė mėsu qė shteti i don elementet e veta e jo tė tjetėrkujt.
Mos tė merret kjo se jam kundėr ditėve qė janė ba pėr komunitetet nė Kosovė. Pėrkundrazi, jam pėr avansim edhe ma tė madh tė drejtave tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, pa dallim etnie. Por vetėm deshta me kallxu se sa tlogjikshėm janė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės. Ma mirė ish kanė me e pas nji Ditė tė Pavarėsisė dhe tė Flamurit tė qytetarėve tė Kosovės pa dallim etnie, edhe e kishim festu tė gjithė.
I kisha preferu deputetėt e Kuvendit tė Kosovės tė dalin ma shpesh jasht vendit, si ishte rasti nė vizitėn e tyne nParlamentin Europian. Atje ata u pėrfaqėsun me Flamurin e Kosovės. Nuk besoj se e kanė ndi veten keq me kėte flamur! Por, pėr kėtė temė nji here tjetėr, kur Kosova ka me fillu me u pėrfaqėsu nė botė me Flamurin dhe Himin e saj.
Po e shfrytėzoj kėte rast me ju pėrcjell nji porosi tė nji shoku tem shumė tė mirė, qė asht me pėrkatėsi goran. Ai e falenderon shumė shtetin e Kosovės dhe institucionet e saj qė edhe goranėt u banė me identitet. Dhe kėtė vetėm Kosova jau ka mundėsu. Edhe une nemėn tuej ju kam pėrgjegjė, shkurt. Edhe ju jeni qytetarė tė Kosovės KOSOVARĖ!
by Gazetajava.com