Nga Gazetajava.com
"KOHA PĖR PAZAR STRATEGJIK ME RUSINĖ "
Nga Michael Emerson
Jun 9, 2008, 18:45
 |
| Putin - Medvedev |
E kaluara e afėrt ka simbolizuar njė periudhė tė tmerrshme tė marrėdhėnieve ndėrmjet Rusisė me UE-nė dhe SHBA-tė. Derisa biznisi po ecte mirė falė pėrfitimit tė madh tė Rusisė nga ngritja nė qiell e ēmimeve tė naftės dhe gazit, skena e politikės sė jashtme ka qenė shterpe. Tė gjitha palėt i kanė kontribuar pakėnaqėsisė aktuale: politika e jashtme ngacmuese ruse ndaj fqinjėve tė vegjėl, paaftėsia e UE-sė pėr tė arritur pozicione tė pėrbashkėta ndaj Rusisė nė cėshtjet politike dhe ato energjetike, dėmtimi i kredibilitetit tė udhėheqjes sė SHBA-ve, problemet me mbrojtėsit raketor etj.
Por, rikthimi i udhėheqjes ėshtė duke u vėrejtur nė horizon gjithandej: nė Rusi me vendosjen e Presidentit Medvedev mė 7 maj, dhe nė UE dhe SHBA me ndryshimet qė do tė ndodhin kah fundi i vitit. A do tė jetė e mundur qė tė pėrvijohet njė skenar sipas sė cilit udhėheqėsit tanė tė ri do tė mund tė eksploronin sė bashku ndryshime jo margjinale por ndryshime rrėnjėsore nė marrėdhėniet e Rusisė me UE-nė dhe NATOn?
Rusia e Medvedevit mund tė jetė e gatshme qė sė paku ti marrė parasysh idetė e tilla. Rusia post-sovjetike ka kaluar tanimė pėrgjatė dy episodeve, sė pari ēmontimi revolucionar por kaotik i komunizmit nga Jelcini, dhe konsolidimi i brendshėm dhe i jashtėm i Rusisė nga Putini. Rusia gjindet para fazės sė tretė, nė tė cilėn do tė mund tė fuqizohej me ndrrimin e presidencės. E pasur dhe me vetėbesim, Rusia do tė mund tė kėrkonte integrim praktik nė Europėn moderne, pa kėrkuar anėtarėsim nė UE, pėrmes ridisejnimit mė atraktiv tė imazhit tė politikės sė jashtme tė saj ashtu qė tė siguronte pėrparėsi tė qarta pėr njerėzit e vet, ekonominė dhe strategjinė e saj politike. Nėse po, atėherė cilat do tė ishin idetė kryesore ashtu qė procesi tė lėvizė?
Sė pari, Rusia mund tė ftohet qė tė fillojė njė dialog mbi hipotezėn e tė qenurit anėtar i plotė i NATO-s, e cila do tė paraprihej nga njė agjendė e gjatė pėrgatitore. Duhet tė lexohet deklarata e samitit tė prillit tė NATO-s nė Bukuresht nė tė cilėn janė listuar njė varg brengash, marrja me tė cilat do ti paraprinte thirrjes pėr kontribut potencial konstruktiv nga ana e Rusisė.
E dyta, UE dhe Rusia pritet qė ti fillojnė negociatat sė shpejti lidhur me njė traktat pėrmbajtėsor pėr marrėdhėnie strategjike. Derisa Rusia nuk kėrkon anėtarėsim, ekzistojnė mundėsi pėr veprime strategjike, p.sh udhėtim pa viza, tregti tė lirė nė mallra dhe shėrbime, dhe njė marrėveshje lidhur me rregullat e investimeve reciproke nė energji.
E treta, UE dhe SHBA-tė me ndihmėn e Rusisė do tė mund tė zgjidhnin ngatėrresat e katėr zonave potenciale konfliktuoze tė ish hapėsirės sovjetike Transnjistrisė, Abkazisė, Osetisė Jugore dhe Nagorno Karabakut, gjė qė do tė ndihmonin nė shmangien e luftės nė Kaukaz.
E katėrta, pararelisht, Ukrainės do tė duhej ti ofrohej plan anėtarėsimi nė NATO dhe perspektivė pėr anėtarėsim nė UE. Rusia nuk kundėrshton ambiciet e Ukrainės pėr anėtarėsim nė UE dhe, gjithashtu, Putini vetėm se ka dhėnė sinjale se nuk do ti pengonte as anėtarėsimi nė NATO poqėse marrėdhėniet e Rusisė me NATO-n do tė arrinin njė nivel tė kėnaqshėm.
Procesi do tė mund tė ndihmohej pėrmes mekanizmave tė rinj politik tė cilėt do ti jepnin drejtim dhe koherencė marrėdhėnieve me NATO-n dhe UE-nė. Putini u takua me NATO-n vetėm dy herė nė nivel samiti gjatė tetė vjetėve tė pushtetit. Por, NATO dhe Rusia mund tė organizojnė dicka tė ngjashėm sikur qė ekzistojnė samitet e rregullta UE-Rusi. Pėrderisa G8 ėshtė duke u zgjeruar, do tė mund tė krijohej njė G4 pėr marrėdhėnie euro-atlantike, ku pėrmes samiteve do tė mund tė bėheshin bashkė UE (me udhėheqjen e vet tė re), Rusia, SHBA-tė dhe NATO (me sekretarin e saj tė pėrgjithshėm).
(The CEPS European Neighbourhood Watch )
by Gazetajava.com